Reshjet e shiut rikthehen pasdite, ja parashikimi i motit për sot

Pjesa e parë e ditës së sotme do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në territor. Ndërsa pasdite sipas Meteoalb do të shtohen vranësirat duke sjellë reshje të izoluara ku më të dukshme do jenë në Verilindje dhe Jug të vendit.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat e mëngjesit, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5-6°C mëngjesi deri në 26°C mesdita.

Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Kërkoi të behej president, por Vllaznia nënshkruan marrëveshja partneriteti me distributorin e kampanisë japoneze