Reshjet/ IGJEUM paralajmëron për nesër: Drini, Buna dhe Vjosa janë rrezik për përmbytje

Reshjet/ IGJEUM paralajmëron për nesër: Drini, Buna dhe Vjosa janë rrezik për përmbytje

Igjeum dhe parashikimet

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka parashikuar se në tnesër priten serish rreshje shiu intensive. Sipas llogaritjeve të IGJEUM për ditën e nesëme, pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.

"Si pasojë e reshjeve intensive, pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin dhe Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve më të vegjël. Në Liqenin e Shkodrës dhe pjesët e poshtme të lumenjve Buna dhe Vjosa mund të shfaqen përmbytje lumore të lokalizuara. Lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet të kenë prurje të larta. Reshjet intensive do të shoqërohen edhe me rrëshqitje të dherave në disa pjesë të territorit. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike si dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve", thuhet në njoftimin e IGJEUM.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 25/01/2021 18:55

    BUNA ESHTE PLOT ME UJE NE KORRIK ,,MERRE ME MEND SE C'FARE TE BEN NE DIMER....THELLONI LUMEJTE O DERRA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dhunë ndaj fëmijës dhe nënës, vihen në pranga dy persona në Tiranë

Dhunë ndaj fëmijës dhe nënës, vihen në pranga dy persona në Tiranë