Reshjet masive të shiut/ Dëmtohet ura e Zogut në Milot, bien mbi lumin Mat disa pjesë të saj

Reshjet e dendura të shiut nuk kanë kursyer as “Urën e Zogut” në Milot, një monument kulture i mbrojtur nga shtetit. Prurjet e shumta të lumit kanë bërë që një nga këmbët e e urës të fundoset në lum me rreth 2 metra.

Për pasojë i gjithë monumenti ka lëvizur, ndërsa traseja në anën veriore është spostuar me rreth një metër dhe ka pësuar plasaritje. Problematika është konstatuar gjatë ditës së hënë ku janë vënë në dijeni dhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Kultures Kombëtare në Shkodër të cilat pritet të inspektojnë nga afër monumentin të martën, për të parë mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje emergjente për të shpëtuar shembjen e plotë të urës.

Alarmi për këtë situatë është dhënë prej kohësh, pasi këmbët janë gërryer nga shfrytëzimi pa kriter i lumit Mat, por asnjë masë nuk është marrë për frenimin e këtij fenemoni dhe mbrojtjen e monumetit me vlera të jashtezakonshme hitorike.

Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo gjendet në të majtë të Rrugës së Kombit, në të dyja ekstremet e lumit Mat dhe daton që nga viti 1927.Vetë mbreti Zog ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumëfunksionale, sidomos për kohën. Ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e Epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj.

Ura është projektuar nga një inxhinier italian dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga italianët.Që nga viti 1999, Ura e Zogut është shpallur monument kulture që mbrohet nga shteti, por diçka e tillë ka munguar, pasi nuk është mirembajtur dhe kryer asnjë investim.


Lajmi kryesor:

Përmbytjet/ 1823 hektarë nën ujë në Shkodër! Në Elbasan pezullohet mësimi në 2 shkolla! Në Lezhë të bllokuara rreth 50 familje!


  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rinergjizimi i PS, sot pasdite mblidhen drejtuesit politikë të qarqeve! Analizë e punës në terren

Rinergjizimi i PS, sot pasdite mblidhen drejtuesit politikë të qarqeve! Analizë e punës në terren