“Të refuzosh kapitalin e huaj në turizëm do të thotë të refuzosh cilësinë”. Duke iu rikthyer sërish investimit në Zvërnec, shkëndija që nxori në shesh qytetarët për 9 ditë me radhë, Edi Rama kundërshton të gjitha tezat që flasin për një projekt që shkatërron natyrën.
“Ideja që kapitali i madh dhe sipërmarrjet e mëdha shkojnë në vende të caktuara për të investuar në turizëm, për t’i shkatërruar dhe për të shfrytëzuar krahun e lirë të punës, është një ide e lindur nga padija totale. Nuk ka prova që kapitali i huaj dhe sipërmarrja prestigjioze të kenë luajtur rol në shkatërrimin e natyrës apo të jenë shkaktarët kryesorë të dëmeve që i janë bërë mjedisit”, tha Rama.
Në fjalën gjatë konferencës së 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, Rama e cilësoi gjithashtu të pavërtetë se investimet janë vetëm për të pasurit dhe do shfrytëzojnë krahun e huaj të punës.
“Ideja që investitorët e huaj vijnë në Shqipëri për të ndërtuar resorte të cilat janë për shumë të pasur dhe për punonjës nga Pakistani, Bangladeshi apo Filipinet, sepse duan t’i paguajnë pak, është një ide që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Është gabim i madh që të flitet në këtë mënyrë dhe është gënjeshtër e madhe që të mendohet kështu”, tha Rama.
Sipas kryeministrit është suksesi i Shqipërisë në turizëm që po tërheq më në fund investitorë të huaj, dhe jo interesa të tjera të fshehta.
“Sapo ka filluar një interesim nga kapitali dhe sipërmarrja e huaj për Shqipërinë, që lidhet me suksesin e Shqipërisë në turizëm. Interesi i parë që më pas u materializua ishte për Portin e Durrësit. Pas atij investimi ka filluar të ngrihet interesi i kapitalit dhe sipërmarrjes së huaj, sepse m parë nuk kishin besim”, tha Rama.
Në konferencën e 3-të Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional u diskutuan sfidat e këtij sektori, ku ishin të pranishëm edhe ambasadorët e Gjermanisë dhe Zvicrës. Rama tha se objektivi është që “brenda 2030-ës një në tre nxënës të shkojë në arsimin profesional.”
Komente








Ore te huajt ardhshin gjithnje e me shum por 2 gjera: 1. As te huaj e as vendas nuk kan pune te hedhin beton ne rezerva natyrale qe i kan rrezistuar barbareve, turqve edhe shqiptareve me mijevjecar! 2. Keta te “huajt” qe vijne jan vetem gjethe fiku per oligarket/kriminelet qe kan zaptuar te gjith territorin shqiptare. Ti keto gjera i di se i organizon vete, po duke fole keshtu mundohesh ti hedhesh hi ne sy ketij populli qe nuk po duron me!
Përgjigjutani qe fjala mori dhene edhe ishi eshte tani me investimin e arabeve pune e madhe se formohet republika e isheve ne kerkim te bravave iku edhe brava ne washington
Përgjigjukonferenca per arsimin eee?! po kujdes se te doli teza prape. ti nuk mban dot nje cope leter dashke te besh anije me shkollen industriale ...
Përgjigju