Restauratori Frederik Stamati në kërkim të historisë së flamujve (VIDEO)

“Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi në një gjuhë të pashkruar që mund ta kuptojë syri edhe zemra e çdo njeri me ndjenja”, kështu do të shkruante Faik Konica për flamujt, ndërsa Frederik Stamati do të punonte vite të tëra për trajtimin e historisë dhe fatit të flamujve, që janë dorëzuar në Muzeun Kombëtar gjatë viteve 1922 deri në vitin 1939. Studimi “Për flamujt kombëtar” promovua sot në Muzeun Historik Kombëtar. 

 “Është një libër me vlerë të jashtëzakonshme për muzeologjinë shqiptare, që përmbledh flamuj të viteve 1922, deri në fillimin e luftës. Janë 15 flamuj, në të cilat rrëfej se si janë përdorur edhe se si u bënë pjesë e Muzeut Kombëtar. Flamuri më i vjetër është përdorur për Mbrojtjen e Plavës edhe Gucisë. Në vitin 1880” shprehet Frederik Stamati, studiues-restaurator.

Identifikimi i flamujve na rrëfen Stamati nuk ka qenë një punë e lehtë. Nëse nuk do të ekzistonin dokumentet në Arkivin e Shtetit, elementët plotësues për të krijuar biografinë e tyre do të ishte shumë e vështirë

 “Në Muzeun Kombëtar u koleksionuan 15 flamuj. Një i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar është i Shoqërisë “Dëshira”.  Në të gjithë botën ekspozohen vetëm me raste përkujtimore, pasi duhet ruajtur nga degradimi i tyre. Të gjithë flamujt janë të identifikuar, që kanë qenë në koleksionin e Muzeut kombëtar. flamuri i parë ka qenë i Themistokli Gërmenji që shpalli krahinën Autonome të Korçës në vitin 1916 dorëzuar nga Justin Godard”, thotë Frederik Stamati, studiues-restaurator.

Ndër vite stema e këtyre flamujve nuk ka qenë e njëjtë, kjo gjë rrëfen Stamati nuk përbën asnjë problem.

 “Ata flamuj që kanë shqiponjën e ngjashme janë vetëm flamujt e ushtrisë, ndërsa për të tjerat nuk ka pasur ndonjë ligj se si do të jetë flamuri me shqiponjë kombëtare, gjithsekush e ka bërë si ka dashur. Nuk e ka dëmtuar absolutisht”,  shpjegon Stamati.
Në vazhdim studiuesi Frederik Stamati do të trajtojë edhe çështjen e konservimit edhe restaurimit të flamujve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës