Reumatizma, mjekimi varet
nga origjina e dhimbjes

Reumatizma, mjekimi varet<br />nga origjina e dhimbjes
Reumatologjia studion sëmundjet reumatizmale duke përfshirë këtu artritet, fibrozitet, bursitet, ethen reumatizmale, gutën si dhe çdo situatë tjetër klinike që shoqërohet me dhimbje dhe ngurtësim të sistemit muskulo-skeletik. Studimet kanë konstatuar alterime të acidit hialuronik si një përbërës i rëndësishëm i lëngut artikular që gjendet në artikulacioneve. Këto alterime vihen re në shumë sëmundje reumatizmale ndaj termi ‘reumatizëm‘ përdoret gjerësisht
Cilat janë ankesat që duhet t‘ju drejtojnë te reumatologu?
Dhimbja

Duke qenë e bezdisur, nuk anashkalohet lehtë nga pacienti dhe e bën këtë të fundit të drejtohet te mjeku. Kjo është një nga simptomat kryesore dhe haset pothuajse në të gjitha sëmundjet reumatizmale nën emërtimet mjekësore artralgji dhe mialgji.
Termi mialgji nënkupton dhimbjen muskulare të lokalizuar në një muskul ose në një grup muskujsh. Artralgjia është dhimbja e kyçeve dhe përshkruhet si një ndjesi e bezdisur që e merr origjinen përreth ose brenda strukturave që ndërtojnë një kyc ,ose nga një zonë në distancë nga artikulacioni. Ajo mund të shoqërohet ose jo, me enjtje të indeve të buta që rrethojnë kyçin, ndjenjë nxehtësie, skuqje të lëkurës përkatëse dhe prishje të funksionit të kyçit.
Artralgjia origjinon nga lloje të ndryshme të dëmtimeve të strukturave te kyçeve, të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj dhimbjes si cipa veshëse e kyçit (kapsula fibroze), lidhëzat ndërkockore (ligamentet) dhe mbulesa e kockës (periosti).
Menisqet, kërcet e kyçeve dhe cipa sinoviale nuk janë të ndjeshme ndaj dhimbjes megjithatë si rezultat i deformimeve që pësojnë strukturat e ndjeshme ndaj dhimbjes ne sëmundje të ndryshme, rrugë nervore ende të panjohura mirë, përcjellin ndjesinë e dhimbjes edhe në këto struktura.
Në disa sëmundje, dhimbja që ndien pacienti në një kyç mund të jetë e përhapur (e irraduar) prej një zone apo strukture tjetër muskuloskeletike, siç ndodh shpesh psh: në hernien diskale. Gjatë raportimit të historisë së sëmundjes te mjeku, pacientët duhet të kujtojnë dhe të vënë në dukje trauma të ndryshme të kaluara përgjatë gjithë jetës, infeksione apo raste të ngjashme te familjarët e tyre.

Sipas rekomandimit të reumatologut duhen bërë analizat dhe ekzaminimet instrumentale përkatëse.

Cilat sëmundje mund të jenë shkak i artralgjive?
Osteoartrozat;
Bursiti dhe tendiniti;
Kolagjenozat (Artriti Reumatoid, Lupusi Eritematoz Sistemik, Polimialgjia reumatoide, Sklerodermia, Dermatomioziti, Panarteriti Nodoz etj)
Artropatitë mikrokristaline (Guta, Pseudoguta);
Artriti Sieronegativ (Spondiliti Ankilozant, Sindromi Reiter, Artriti Psoriatik, Reumatizma Palindromike, Artropatia Enteropatike, Artriti Reumatoid Infantil)

Cilat jane shkaqet reumatologjike të mialgjisë?
Fibroziti dhe Reumatizma psikogjene;
Tendiniti dhe Peritendiniti;
Kolagjenozat;
Spondiliti Ankilozant;
Polimialgjia Reumatoide;
Sarkoidoza

Duhen vleresuar

Dëmtimet e lëkurës dhe mukozave si rënia e flokëve, plagët në gojë dhe në organet genitale,nyjet në dhe nënlëkurë, skuqje të lëkurës etj;
Dëmtimet e syve si psh: ndjesia e rërës në sy, kruarja e syve etj;
Ndryshimet në gjëndrat limfatike;
Çrregullimet e zemrës dhe mushkërive;
Zmadhimi i mëlçisë dhe shpretkës;
Çrregullimet neurologjike
Çrregullimet muskuloskeletike

Dhimbjet jo reumatizmale por qe ngaterrohen si te tilla

Sëmundjet infektive (bakteriale dhe virale)
Rakiti
Shtypja e nervave periferike
Neoplazi të lidhura ose jo me Osteopatinë Hiper trofike
Endokrinopatitë (Hipotiroidizmi, Hipertiroidimi, Akromegalia, Osteomalacia)
Neuriti periferik (përfshihet Neuropatia Diabetike dhe Anemia Megaloblastike)
Mialgjia nga ilaçet e marra ( pseudoreumatizma nga steroidet, hipokalemia nga diuretikët, sindromi lupik sekondar nga antikonvulsantët, hidralazina, prokainamidi, izoniazidi, antibiotikët, klorokina)
Distrofia Muskulare e Reflektuar (sindromi shpatull-dorë)
Akolizmi akut dhe kronik
Sindromi Parkinson
Sëmundja Paget
Sindromi i rezeksionit gastrik subtotal(kirurgjia e stomakut)

(Shkrimi u botua sot ne te perjavshmen ALMEDICUS, 30 gusht 2012)
(sg//shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës