Revista gjermane artikull për Balilin: ‘Escobari’ i lidhur me politikën që mbushi Europën me drogë

Revista gjermane artikull për Balilin:  ‘Escobari’ i lidhur me politikën që mbushi Europën me drogë

Momenti i dorëzimit të Balilit

Revista gjermane “Spiegel” i ka kushtuar një artikull dorëzimit të Klement Balilit para dy ditësh. Në shkrim theksohet se ‘Balili konsiderohet si një nga organizatorët më të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Amerika Latine përmes Ballkanit në drejtim të Europës Perëndimore dhe Veriore.

Balili konsiderohet se ka lidhje të mira me politikën shqiptare, madje ka qenë edhe zyrtar i administratës shtetërore. Kjo i ka mundësuar atij që për një kohë të gjatë të veprojë në mënyrë të papenguar dhe të shpëtojë nga përpjekjet për arrestim nga policia, pasi mesa duket kishte informatorë në qarqet hetimore” thuhet ndër të tjera.

Pas prangosjes dy ditë më parë në Delvinë, ku u dorëzua, Balili është sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa Report Tv siguroi pamjet ekskluzive. I cilësuar si ‘Eskobari i Ballkanit’ ai ka folur ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha vetëm pak orë para arrestimit, ndërsa intervista u transmetua mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.

Balili foli për lidhjet e tij me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku ishte angazhuar edhe familjarisht, për dy vitet e tij në arrati si dhe për sulmet siç i cilëson ai, të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu (Lexo këtu intervistën e plotë). Sot Balili do të dalë para gjykatës së Krimeve të Rënda (lexo këtu).

Shkrimi te Spiegel

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin