Revoltohen futbollistët e Premier League, rrezikohen dëmtimet e gjeta dhe ulja e nivelit

Revoltohen futbollistët e Premier League, rrezikohen dëmtimet e gjeta dhe ulja e nivelit

Ndërprerja e kampionateve për shkak të koronavirusit ka futur në rrugë qorre futbollin në katër anët e botës. Gjithsesi tani për tani në Premier League datat e përcaktuara për rifillimin  e kampionatit kanë revoltuar futbollistët, të cilët nëpërmjet shoqatës së tyre kanë ngritur zërin.

Sipas vendimeve të ditës së enjte Premier League do ta mbyllë këtë sezon më 12 korrik, ndërsa sezoni i ri do të fillojë me 8 gusht, duke lënë një hapësirë prej vetëm 25 ditësh pushim. Edhe kjo hapësirë do të reduktohet, duke patur parsysh faktin se duhet një periudhë përgatitore.

Në këtë mënyrë futbollistët rrezikojnë dëmtimet e rënda, por edhe futbolli kualitativ mund të zbehet. Për më shumë sezoni 2020-2021 për disa futbollist do të jetë më i zgjatur, pasi është i parashikuar edhe Europiani.

Sakaq një problem tjetër që ka lindur si pasojë e koronavirusit ka të bëjë me agjencitë e futbollistëve. Shumë prej tyre këtë verë do të humbasin bonuset e parashikuara në kontratë, në një kohë kur edhe me ligj nuk janë të mbrojtur. Afatet e vendosura me palët e përfshira me siguri nuk tejkalojnë qershorin, ndërsa me shtyerjen e kampionateve gjithçka hidhet në erë.

Gjithsesi gjithçka më sipër  mund të ndodhë në versionin më të mirë, pasi zërat për ta mbyllur këtu sezonin po shtohen akoma më shumë, pasi koronavirus nuk dihet se sa do të zgjasë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja