Revolucion në teatrin 'Bylis' në Fier/ Klajdi Marku për Report Tv:  Gati shfaqjet për në dhjetor, vetëm COVID na pengon (VIDEO)

Punimet në teatrin 'Bylis' të Fierit janë drejt përfundimit. Drejtori Klajdi Marku në intervistë për Report Tv tha se qytetarët fierakë do të kenë tashmë një teatër modern. Ajo që nuk dihet është se kur do të prese spektatorët e parë, sepse për shkak të pandemisë teatrot në gjithë vendin po qëndrojnë të kyçur.

Prej një vit teatri "Bylis" në Fier po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë. Fillimisht është punuar për skenën, dhomat e aktorëve dhe sallën, e më pas për hollin dhe fasadën. 

Drejtori Klajdi Marku zbuloi skenën e re dhe tregoi me pasion gjithë punimet që po kryhen në teatër.

 “Teatri Bylis ka gati një vit e pak që është në rikonstruksion. Skena është rikonstruktuar totalisht, e gjitha duke filluar që nga dyshemeja, me kupolë  me xhepat e skenës , salla ku ne ndodhemi këtu dhe ku ulen spektatorët . Një element shumë i rëndësishme është dhe ngrohja dhe ftohja, për të cilën teatri ka vuajtur", tregon Marku.

Teatri Bylis pritet të përfundojë në dhjetor, por ende nuk dihet se kur do të shkelin spektatorët në këtë sallë.

 “Në fundi të vitit, nga mesi i dhjetorit ne e përfundojmë këtë punë dhe teatri do të jetë gati për të filluar shfaqjet. Por, ne po e shikojmë ca po ndodh me pandeminë. Të jemi realist, ne vërtetë i duam shfaqjet por në radhë të parë duam jetën dhe në këtë kontekst është e rëndësishme të kuptojmë që nëse kjo punë do të vazhdojë kështu, të paktën atëherë shfaqjet ose inaugurimi i kësaj pune me shpresë të Zotit do të bëhet, kur të lirohet. Por ne veprat i kemi gati, dhe ne kemi disa  variante që do të startojnë nëse do largohemi nëse largohemi nga rreziku i pandemisë”, shprehet drejtori Marku.

Jo vetëm punimet, por edhe pandemia ka pasur ndikimin e vet në jetën artistike të qytetit. Teatrot në mbarë vendin janë të mbyllura që prej muajit mars, ndaj Marku përmend vetëm një shfaqje në Apoloni.

 “Vërtet nuk kanë qenë në sallë për dy fakte. Fakti i parë është rikonstruksioni dhe tjetri është pandemia. Në korrik, gusht që u hoqën barrierat e pandemisë, ku filloi njëlloj lirie teatri “Bylis” filloi puna. Vumë në skenë “Zija e bardhë” një komedi e Kristo Floqit që u punua gjatë muajit gusht dhe u  dha në Apoloni në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit  dhe u ndoq për disa ditë nga publiku.", vijon Klajdi Marku, drejtor i "Bylis".

Po kështu, në rrjetet sociale janë pasqyruar disa prej punimeve, pjesë e arkivës së "Bylis".

 “Në faqen tonë të  facebook-ut, Teatri ‘Bylis” Fier kush është i interesuar mund të futet dhe atje mund të gjej shfaqjet më të bukura të regjisorëve shqiptarë, që kanë qenë të regjistruara.  Dhe më ka ardhur mirë që të gjithë shfaqjet që kanë qenë në historikun e dramave janë ndjekur nga rreth 15 mijë-20  shikues", përfundon Marku.

Teatri "Bylis" u ngrit në vitin 1971, ndërsa salla ka kapacitet për 480 spektatorë.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve