Rezervuarët dhe përrenjtë kërcënojnë me përmbytje Gramshin dhe Peqinin dhe Cërrikun, drejtuesit lokal: Ministria e Bujqësisë nuk na ofron ndihmë!

Si pasojë e intensitetit të reshjeve të shiut ka pasur rritje të nivelit të lumenjve dhe përrenjve. Bashkitë më të prekura janë Gramshi dhe Peqini, ku nevojitet zbrazja e rezervuarëve, të cilat janë në nivele kritike dhe mund të rrezikojnë të përmbysin fshatrat. Kjo problematikë u evidentua nga Nënkryetarja e Bashkisë së Ergita Kaso, gjatë një mbledhje me shtabin e emergjencave që u zhvillua këtë të mërkurë në Prefekturën e Elbasanit.

"Problem është mbushja e liqenit të Dardhës dhe atij të Dushkut. Niveli i ujit është mbi saraçineskë dhe përbën rrezikshmëri nëse do të kemi prurje të tjera mund të rrezikojmë përmbytje. Kemi pasur dy ekspertë nga Ministria e Bujqësisë, ata na dhanë sugjerim që ta zbrazim, por për shkak të mungesës së inxhinierëve hidroteknikë, ne nuk kemi mundur ta zbrazim dhe realisht ka rrezikshmëri nëse rritet niveli. Rezervuari është jashtë përdorimit dhe zgjidhja e vetme është që të kontraktojmë një inxhinier sepse ne vete nuk e bëjmë dot! Ministria na ka sjelle inxhiniere por vetëm për këshilla nuk na ka ofruar mbështetje konkrete për zbrazjen e rezervuarit", u shpreh Ergita Kaso-nënkryetare e Bashkisë Gramsh.

Edhe në bashkinë e Peqinit rezervuarët e mbushur me inerte dhe të papastruar në stinën e verës rrezikojnë zonat ku shtrihen . Sipas nënprefektit rezervuarët janë jashtë standardeve.

"Nëse do të shtohen reshjet duhet ndërhyrje, të bëjmë shkarkimin e ujërave sepse kemi rezervuarë jashtë standardit, mbushur me inerte kërkon punë që akoma nuk është bërë! Nuk ka rrezikshmëri shembje por që janë jashtë funksionit, nuk përdoren prej vitesh", tha Edmond Xhani, nënprefekt i Peqinit.

Edhe më e rrezikshme është situata në bashkinë e Cërrikut ku mosmenaxhimi i përroit të Gostimës për 30 vite ka bërë që ky përrua të kthehet në rrezik sidomos për banorët e lagjes nr 3 në qytetit. Situata rëndohet edhe më shumë pasi ky përrua nuk menaxhohet as nga Bashkia e Cërrikut as nga Bordi i Ujërave dhe Kullimit. Këto problematika u evidentuan gjatë mbledhjes së shtabit të emergjencave civile nga Prefektja e qarkut Majlinda Perriu.

Sa i përket rrugëve, vijon të ketë prezencë inertesh e aluvionesh në akset nacionale Elbasan-Qafe Thane tek kthesat e Murrashit, ne aksin Gramsh-Molle Grabove, ne aksin Elbasan-Rrogozhine ne Murras. Në këto kushte autoritetet në mënyrë të vazhdueshme bëjnë thirrje të tregohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve gjatë lëvizjes në rrugë. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit!

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit!