Rezidenca aristokrate irlandeze do të restaurohet brenda një viti

Rezidenca aristokrate irlandeze do të restaurohet brenda një viti

Moore Hall

Një rezidencë irlandeze që dikur ishte shtëpia e një familje aristokratësh para se ata të dëboheshin prej aty, është vendosur të rinovohet pasi e kishin 'mbytur’ pemë dhe shkurre.

Moore Hall në Qarkun Mayo u ndërtua nga politikani i famshëm irlandez George Moore ndërmjet viteve 1792 dhe 1795 dhe ishte një rezidencë familjare derisa u shkatërrua nga Ushtria Republikane Irlandeze gjatë luftës civile në vitin 1923.

Sipas "Daily Mail", këshilli lokal irlandez e bleu atë vitin e kaluar për 443,000 dollarë.

Gjatë Luftës Civile irlandeze, e zhvilluar midis atyre që ishin për traktet dhe atyre që ishin kundër trakteve, ushtria irlandeze po sulmonte shtëpitë që i përkisnin senatorëve dhe më 1 shkurt 1923 dhe shtëpia Moore u dogj.

Pronari në të vërtetë ishte vëllai i tij, romancieri George Moore, i cili shkroi një letër në The Morning Post dy javë më vonë.

"Nuk kisha mundësi tjetër veçse të hiqja dorë nga çelësat, dhe duke dyshuar se çfarë ndodhte, unë i tregova udhëheqësit se shtëpia nuk ishte pronë e kolonel Moore. Kjo nuk pati asnjë efekt. Në orën katër dëgjova uleërima me  zë të lartë. Pashë që e gjithë shtëpia ishte përfshirë nga flakët dhe  gjithçka ishte e pashpresë”, është shprehur Moore.

Pas zjarrit familja Moore braktisi shtëpinë e tyre dhe prej  96 vjetësh ka qëndruar bosh në mëshirë ë fatit.

Këshilli i Qarkut Mayo planifikon të shndërrojë shtëpinë dhe pasurinë e saj të madhe prej 80 hektarësh në një rezervë natyrore dhe tërheqje të madhe të vizitorëve me rëndësi kombëtare.

Zyrtarët janaë shprehur se plani për restaurimin e shtëpisë do të përfundojë brenda një viti.

Pasi të përfundojë restaurimi do të zhvillohet një park rekreativ dhe kopshti historik.

Rezidenca në vitin 1920

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT