Rezoluta për Srebrenicën, opozita shpalos amendamentet: Dokumenti është i paplotë! Duhen dënuar qartë gjenocidi

 

Opozita thotë se Rezoluta e paraqitur nga Partia Socialiste për gjenocidin në Srebrenicë, në fakt nuk e dënon gjenocidin në mënyrë të qartë. Deputeti Tritan Shehu ka paraqitur amendamente në këtë drejtim.

“Të ndryshohet titull. Të bëhet “Projektrezolutë, për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, dhe ëpr përkujtimin dhe nderimin e viktimave të këtij gjenocidi”. Dënohet gjenocidi fillimisht. I vihet emri se kush e bëri gjenocidin, kush e realizoi.  Kështu si e keni ju është ‘flu’ dhe nuk e dënon gjenocidin. T’i vëmë këtë titullin.  Në asnjë pikë të asaj që keni paraqitur ju nuk dënohet gjenocidi.

Amendamenti tjetër ka lidhje me faktin se nuk janë vetëm forcat boshnjake serbe që e kanë bërë gjenocidin. Por edhe forca nga Serbia. Këtë e thotë edhe Rezoluta e Parlamentit Evropian. Pse ne duhet të jemi një hap mbrapa? Ne duhet të jem një para. Kjo rezolutë kërkon mosnjohjen e krimit. Nga kush? Vetëm nga forcat serbo-boshnjake? Qeveria serbe nuk duhet të kërkojë falje? Sipas asaj që ju keni sjellë këu jo nuk duhet.  Amendamenti tjetër lidhet me Kosovën. Ju e fusni Kosovën këtu për ‘të larë gojën’. Pse e bëni këtë gjë? Doni të justifikoheni që s’ka nevojë për rezolutë tjetër për Kosovën. Ju për Kosovën e keni evituar termin ‘gjenocid’ por përdorni termin ‘spastrim’ etnik. Ndërkohë që spastrimi etnik atje ka ndodhur prej dekadash. Ndaj përmendja e Kosovës nuk duhet në Rezolutë”, tha Shehu.  

Në përgjigje, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se në Rezolutë thuhet qartë ‘regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit’. ,

 “Si nuk e përmendim ne Serbinë.  Ju shkelët embargon e naftës, dhe bëtë gjithçka për ta furnizuar Millosheviçin me naftë kontrabandë dhe të mos vijnë këtu nga ajka e naft6ës së kontrabandës dhe të firmosnin amendamente që nuk i bëjnë nder Kuvendit dhe Shqipërisë. Amendamentit e kreut të kontrabandës së naftës dhe nga ti Tritan Shehu si kryetar i kompanisë ‘Shqiponja’ nuk do të pranohen. Z. Ambasador të na falësh për teatrin e përfaqësuesve të kontrabandës së naftës me Millosheviçit. Ne ju themi shumë mirënjohje që ishit sot këtu dhe të paharruar qoftë kujtimi i të gjithë atyre që humbën jetën atje”, tha Balla.

Ndërsa fjalën e ka marrë e ka edhe deputetja Jorida Tabaku e cila ka thënë se politika shqiptare edhe në një rast të tillë nuk doli mbi palët.

“Amendamentet në emër të grupit parlamentar nuk u pranuan nga Partia Socialiste. Amendamentit e propozuara nga anëtarët e grupit janë publike. Ne e diskutuam që duhet të dalim mbi palët. Sot ju takonte juve që në këtë Kuvend të diskutonim përmbajtjen e Rezolutave. Për të dyja Rezolutat do të doja të kishim dalë bashkë edhe për çështjen e Kosovës. Duhet secili prej nesh ta lërë këtë luftën e përditshme. Jeni duke miratuar një rezolutë të paplotë”, tha Tabaku.


Lajmi kryesor:

PS bashkon votat me opozitën, miratohet me 113 vota pro rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë! Balla: Në nder të vendit, jo për protagonizëm politik! Opozita kërkoi ndryshime: E paplotë


K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg