Rezultat i pritshëm në mungesë të kandidatëve të tjerë, Monika Kryemadhi rizgjidhet në krye të LSI-së me 96.3%

Ashtu siç pritej me një rezultat aspak surprizues në mungesë të garës dhe kandidatëve të tjerë përballë saj, Monika Kryemadhi është rizgjedhur në krye të LSI-së me votimet që u zhvilluan ditën e djeshme nga anëtarët e kësaj partie. Silva Caka, Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve në LSI, tha se Monika Kryemadhi u konfirmua me 42 807 vota pro nga 44 413 vota që ishin gjithsej duke marrë kështu me 96.3% mandatin e dytë në krye të LSI-së. Sipas Cakës votat kundër Kryemadhit ishin 1302, ndërsa 304 vota rezultuan të pavlefshme.

"Ju bëjmë me dije, se për shkak të ndalimit të qarkullimit prej 22:00-06:00 materialet zgjedhore për disa qendra votimi jashtë qarkut të Tiranës janë dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë paradites së sotme. Bazuar në tabelat përmbledhëse të rezultateve, konfirmojmë se ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste  për Integrim. Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi. Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin", tha Caka.

Silva Caka tha se vijon ende procesi i numrit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, ndërsa inkurajon grupet e numërimit për të nxjerrë sa më shpejt rezultatin për ekipin fitues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

"Vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi. Një falenderim i veçantë i shkon anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit për menaxhimin e një procesi në përputhe me rregulloren, urdhrat dhe udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Inkurajojmë grupet e numërimit për të nxjerrë sa më shpejt rezultatin për ekipin fitues të Lëvizjes Socialiste për Integrim", tha Caka.

Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë. Votimet ishin online dhe në qendra votimi duke, ku shifrat e dhëna nga Silva Caka referojnë se 28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 23/11/2020 11:05

    U bë si Enveri kjo fiton me 99,99%

    Përgjigju
  • Populli: 23/11/2020 08:47

    Parti shtepiake normale kjo dhe likja ne krye ska konkurrenc esht partia me hajdute ne historin e njerzimit dhasht zoti dhe gjynahet qe ka ba kjo me burr i kthejn kalamajt zoti jau shperbleft

    Përgjigju
  • Trimi: 23/11/2020 01:42

    Tamam si fitoj Biden ne USA

    Përgjigju
  • life: 22/11/2020 18:49

    kjo zgjedhje me kujton mohizmin qe votohej pa patur opozit (kundershtar)a pati kryemadhi nje kundershtar per tu zgjedhur?

    Përgjigju
  • Mona Mona: 22/11/2020 17:27

    Je derman per hallatet tona

    Përgjigju
  • Luli: 22/11/2020 16:10

    Bravo Mona! Parti familiare si perandoret,do tju mbesin ne fyt siç ju ka mbetur edhe perandoreve te tjere edhe ju doju vie radha shpejt.

    Përgjigju
  • Salhundrroçka: 22/11/2020 16:00

    Krye(k)tarja..hahahaha

    Përgjigju
  • Ariu: 22/11/2020 14:40

    Na plasi kari se fitoi kjo bucja...

    Përgjigju
  • robi: 22/11/2020 14:24

    Te gjithe shifrat jane te shumezuara me 10. Leshilise ka vdekur. Do e shohe me 25 prill Nafija se sa i vlen lekura kur te ike per lesh bashke me Erisa hundpinoken

    Përgjigju
  • Goni: 22/11/2020 14:13

    Zgjedhje per baxhellen,,pa asnje baxhelle tjeter sa per sy e faqe...po ku ka turp kurva o qytetare....

    Përgjigju
  • Drejtesi: 22/11/2020 14:06

    Mbaje fort Mona karrigen sa ti mbaroje mandati Metes se nuk e kuptojme shume se cfare prezanton per ty ai: burrin, kryetarin e LSI apo presidentin...

    Përgjigju
    • Sainiri: 22/11/2020 14:56

      LSI mund te kete 4200 anetare por kurre 42.000 anetare. Rrena , rrena dhe brockulla.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët