Rezultatet e zgjedhjeve për PE-në/ Rriten liberalët dhe e djathta ekstreme, por partitë pro zgjerimit ruajnë shumicën

Qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian e dhanë verdiktin e tyre, ndërsa rezultatet për në Parlamentin Evropian konfirmuan edhe një herë pro-evropianët si forcë e parë. Sipas rezultateve të para të publikuara nga Parlamenti Evropian, Partitë Popullore (EPP) do të kenë 178 vende dhe pasohen nga socialdemokratët me 152 vende. Të dyja kanë shënuar rënie nga zgjedhjet e vitit 2014. Liberalët kanë shënuar një rritje duke siguruar 101 vende dhe të gjelbrit 67. Konservatorët kanë siguruar 60 vende, ndërsa e nacionalistët e ekstremit të djathtë dhe populistët së bashku kanë 108 vende në Parlamentin Evropian.

Në Gjermani u konfirmua fitues grupimi CDU/CSU i kancelares Angela Merkel me 27.5% të votave, por me një rënie prej 8% krahasuar me zgjedhjet e fundit për në PE. Rritje në Gjermani ka pasur Partia e Gjelbër, e cila mori 20.8% të votave me një rritje prej 10% me vitin 2014, duke u konfirmuar kështu partia e dytë. Ndërsa zhgënjyen Social Demokratët duke rënë nën 16%, madje duke humbur pas 73 vitesh në një nga bastionet e kësaj partie, siç është Bremeni.

Rezultati pozitiv i fundjavës ishte se frika që partitë antieuropiane të krahut të djathtë do të triumfonin dukshëm në këto zgjedhje u fashit dhe në Gjermani, Austri e Holandë, kjo nuk ndodhi. Megjithatë, për socialdemokratët gjermanë e diela ka qenë shkatërrimtare, ndërsa sipas analistëve, rënia e Social Demokratëve në Gjermani pritet të lëkundë koaliconin qeveritar me Merkel, duke kërkuar kështu një riorientim. Nëse kjo ndodh, atëherë do të duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme në fund të këtij viti.

Surprizat erdhën nga Franca dhe Italia. Ekstremistët e djathtë në Francë të kryesuar nga Marine Le Pen, mposhtën partinë e Presidentit Emmanuel Macron, duke marrë 24% të votave. Menjëherë pas fitores, Le Pen tha se do të kërkojë shpërndarjen e parlamentit francez, si dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, në proporcional. Megjithatë partitë pro evropiane kanë shumicën, meqë të gjelbrit francez u radhitën në vendin e tretë.

Ndërsa në Itali, Lega Nord e Mateo Salvinit triumfoi përballë Partisë Demokratike italiane me 34.33% të votave. Fill pas këtyre rezultateve, Ministri i Brendshëm Italian Salvini tha se eksremistët e djathtë do të mundohen që të ndryshojnë edhe valën në Parlamentin europian. Në Greqi, partia opozitare Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis doli fitimtare ndaj “Syrizas” së Kryeministrit Aleksis Tsipras. Kjo humbje rezultoi fatale për kryeministrin grek, i cili njoftoi zgjedhjet e parakohshme.

Ndërkohë, rezultatet e zgjedhjeve të një dite më parë, sollën rritje të ambientalistëve, ndërsa nga ana tjetër,  partitë kryesore të qendrës dhe partitë e qendrës së majtë, kanë humbur shumicën. Partitë pro-evropiane kanë thënë të hënën se nuk do të bashkëpunojnë me partitë që janë kundër Bashkimit Evropian. Të dyja partitë, si, Partia Popullore Evropiane, ashtu dhe Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve, kanë bërë thirrje për koalicion në mes partive pro-evropiane.

Ndërkohë sa i përket pjesëmarrjes, raportohet një votim masiv në të gjitha vendet e BE-së, në vlerat mbi 51%. Në Gjermani pjesëmarrja e votuesve ishte në masën 60%, një numër ky që nuk regjistrohej që prej bashkimit të dy Gjermanive në vitin 1989. Deputetët e rinj të Parlamentit Evropian me mandat pesë vjeçar, do të shqyrtojnë dhe miratojnë ligje të propozuara nga Komisioni Evropian, të cilat më pas gjithashtu do të duhet të miratohen nga qeveritë e vendeve anëtare të BE-së.

 

Kliko këtu për të parë rezultatet e plotë për zgjedhjet në Parlamentin Europian

Rezultatet per Parlamentin Europian

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës