Rezultoi i dënuar në mungesë me 3 vite burg në Greqi, Braçe: Kryebashkiaku i Mallakastrës Ismailaj, një punëtor i thjesht ndërtimi që kërkoi rrogën e mohuar
Zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj
Zëvendëskryeministri Erion Braçe shprehet se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj i cili rezultoi i dënuar në mungesë me 3 vite burg në Greqi, pas denoncim të PD, është dënuar sepse thjesht ka kërkuar rrogën e mohuar nga punëdhënësi i tij.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Braçe shprehet se kryetari i Bashkisë së Mallakastrës nuk është dënuar për trafik droge, për trafik qeniesh njerëzore dhe as për kontrabandë nafte, por sepse ka kërkuar rrogën e tij tek një punëdhënës në Greqi.
Braçe thotë se shqiptarët në Greqi punojnë prej vitesh dhe në fund i mohohet rroga dhe se secili prej nesh mund të ketë përjetuar ose dëgjuar raste të ngjashme.
“E kuptoni çfarë turpi është?! E kuptoni çfarë idiotesh ka ne opozite ky vend?”, shprehet Braçe.
Zëvendëskryeministri shkruan se Partia Demokratike kishte thelbin e shitblerjes së votës masivisht në zgjedhjet dhe mes tyre ka edhe hajdutë makinash.
Braçe në fund të postimit të tij ka “shpërthyer” kundrejt Partisë Demokratike, të cilët sipas tij humbin, shajnë , sulmojnë dhe shpifin për një punëtor ndërtimi që kërkon rrogën e tij
Sipas hetimeve të Prokurorisë pas denoncimit të Pasrtisë Demokratike, kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismaimaj, ka qenë i dënuar në mungesë në Greqi me 3 vite burg për përleshje dhe rrahje me persona të tjerë.
Prokurori nisi hetimet një vit më parë, pasi PD e denoncoi me pretendimin se ka qenë i dënuar për plagosje me dashje në një ngjarje të ndodhur në Shkurt të vitit 2000.
J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
69.1%
-
Jo
26.6%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 624
Lajme të tjera
-
Aksident në By-passin e Lushnjes, përplasen dy mjete, dy të lënduar përfundojnë në spital
23 Prill, 19:34
-
'Mitsotakis, gjueti votash', PASOK: Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë
23 Prill, 12:16
-
Fier/ Mjeti shkrumbohet nga flakët, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)
23 Prill, 11:27
-
Fier/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi në gjendje të dehur (VIDEO)
23 Prill, 07:34
-
Fier/ Mbeti e bllokuar në banesë, zjarrfikëset shpëtojnë të moshuarën
22 Prill, 22:33
-
Mero Baze: Përpjekje për ta kthyer në normalitet 'krizën' me Greqinë
22 Prill, 21:07
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Përplasje mes të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin
22 Prill, 10:43
-
Protestë në shi, fermerët e Roskovecit e Dimalit kundër ndërtimit të termocentralit në fshatin Suk 1: Të ndalet projekti ose hyjmë në grevë
21 Prill, 16:16
-
Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, babai shqiptar kërkon të lirohet nga burgu
20 Prill, 16:52
-
FIER/ Të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, arrestohen 2 të shpallur në kërkim! Kapet 24-vjeçari që theu arrestin e shtëpisë (EMRAT)
20 Prill, 16:31
-
Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës
20 Prill, 12:30