Mbërrijnë 128 shqiptarë nga Frankfurti, karantina me rregullat e reja, ish-fotografja gjermane e Ramës: Më në fund u riktheva

Ditën e sotme 128 shqiptarë kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe pritet të vendosen në karantinë sipas rregullave të reja, përmes fluturimit Frankfurt-Tiranë.

Ata kanë qenë të mbyllur në Gjermani për shkak të masave të marra prej përhapjes së koronavirusit dhe më në fund janë rikthyer në atdhe.

Për herë të parë për ta do të aplikohen rregullat e reja të vendosura nga qeveria për karantinim, ku personat te cilët kanë vendbanim tek zonat e gjelbra do të karantinohen në hotelet e certifikuara ndërsa ato me vendbanim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në shtëpi.

Ata janë shprehur shumë të pakënaqur për çmimet e biletave dhe se distanca në avion  nuk është respektuar dhe kanë qëndruar të ngjitur me njëri-tjetrin.


 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
Riatdhesimet/ Publikohen datat e fluturimeve, shtohet edhe Zyrihu

Zyrihu i shtohet listës së shteteve nga ku do të bëhet riatdhesimi i shqiptarëve të cilët kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit si pasojë e COVID-19.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë publike data e fluturimeve, pjesë e së cilave është edhe Zyrihu.  

Ora 19:17
Do të vetëkarantinohen në banesë, të riatdhesuarit: Do të respektojmë rregullat

Një tjetër i riatdhesuar ditën e sotme nga fluturimi Frankfurt-Tiranë është shprehur për kamerën e Report Tv se do të vetëkarantinohet në një shtëpi me qera duke respektuar rregullat.

Do të karantinohemi në banesë apo në hotel?

Në banesë me qira.

Çmimi në fillim kur na morën në telefon ishte 160, e ngrejtën 260,  e çuan deri 350 euro vetëm bileta, tani do shkoj të rri vetëm aty, të respektoj rregullat po mos të na rrejnë tek biletat, mos ta gënjejnë miletin.

Shumë të shtrenjta këtë radhë na e punovi kryeministri. Jemi pensionistë, iu futëm fëmijëve në pjesë.

Do të karantinoheni në hotel apo banesë?

Në banesë jam në zonën e kuqe.

Ora 19:06
Riatdhesimet/ Shqiptari: Prej dy muajsh në Gjermani, nuk u respektua distanca

Shqiptarët e riatdhesuar nga Frankfurti  janë shprehur se i gëzohen faktit që janë rikthyer në vend, pas qëndrimit të bllokuar në vend të huaj.

Prej sa kohësh ishit të bllokuar në Gjermani?

Prej dy muajsh, çmimet nuk ishin aq te arsyeshme.

Ku do të karantinoheni, hotel apo banesë?

Ne banesë.

Sa paguajtët?

Deri 400 euro.

Si ishin kushtet në avion, a ishte respektuar distanca?

Distanca nuk u respektua nga njëri-tjetri se ishim të tërë ngjitur.

Ora 18:28
Riatdhesimet nga Frankfurti, ish-fotografja gjermane e Ramës: Më në fund u riktheva, jam shumë e lumtur

Ndërsa kamerat e Report Tv po prisnin para aeroportit të Rinasit, Jutta Benzenberg, ish-fotografja gjermane e kryeministrit Rama, gjithashtu edhe bashkëshortja e shkrimtarit Ardian Klosi është

rikthyer ditën e sotme në Shqipëri, përmes fluturimit Frankfurt-Tiranë.

Ajo ka përshëndetur kamerat duke u shprehur plot entuziazëm në gjuhën angleze se është shumë e lumtur që po rikthehej.

"Finnally back, I'm very happy" (Më në fund u riktheva, jam shumë e lumtur!), është shprehur ajo.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mili: 04/05/2020 21:28

    Përse i sillni të na sëmurin? Pak halle kemi vetë?

    Përgjigju
  • riatdhesimi: 04/05/2020 20:07

    Edhe kjo me te riatdhesuarit. Ka mare suc duket shtetesine shqiptare. Merita te vecanta

    Përgjigju
  • Shaban: 04/05/2020 19:42

    te rrije te kalamajt mi none edhe i ndihmoje i mbaje kalamajt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)