Riatdhesimi i anuluar për herë të katërt, boksierët shqiptarë në Britani: Udhëtuam me shpenzimet tona (VIDEO)

Prej datës 13 mars Krenar dhe Rexhildo Zeneli, dy boksier shqiptarë nga Vlora ndodhën të bllokuar në Britani ku kishin udhëtuar për të përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin Europian dhe për të siguruar pikët për Lojrat Olimpike. Për shkak të koronavirusit Europiani u ndërpre dhe boksierët në një intervistë për 'report tv' tregojnë se disa herë u është shtyrë udhëtimi:

"Ky ka qenë rasti i katërt që na është anuluar fluturimi. Mbrëmë na lajmëruan që është shtyrë fluturimi dhe nuk dihet. Rreth ditës së enjte ose të premte do të kemi sërish kontakt me ta. Por as këto ditë nuk dihen të sigurta për kthimin. Presim një njoftim të dytë. Nuk është asgjë e sigurt."

Për më shumë dy kushërinjtë shprehen se paratë për të udhëtuar në Britani janë paguar nga familjarët e tyre:

"Shpenzimet për të ardhur deri këtu i ka mbuluar trajneri ynë Gëzim Zeneli, që është xhaxhai im dhe babai i boksierit tjetër, për arsye se nuk ka qenë i çelur fondi i shtetit, me kushtin që kur fondi të hapet këto lekë do të na kthehen pas. "

Më tej dy boksierët ishin koshient se kur të kthehen në Shqipëri do t'u duhet të vetëkrantinohen:

"Ne kemi marë masat po ashtu kemi biseduar që kur të kthehemi të bëjmë analizat për vetën tonë. Po ashtu do vetë karantinohemi duke qëndruar mbyllur për 14 ditë në shtëpi."

Në fund boksierët treguan se shpenzimet në Britani po ua paguan Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa dokumentat nuk janë problem. Sakaq presidenti i federatës shqiptare të boksit, Florend Kalivopulli sqaroi se fitoret e arritura të sportistëve do të vlejnë në momentin kur të rifillojë kampionati europian.

 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 29/03/2020 14:30

    Shpenzimet po jua heqka komuniteti olimpik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)