Me maska dhe armë në dorë, kjo është skuadra që nxori shqiptarët nga kampi ‘AL Hol’ në Siri! Ministria e Jashtme: Do kthehen të gjithë që s'kanë kryer akte terroriste

Me maska dhe armë në dorë, kjo është skuadra që nxori shqiptarët nga kampi ‘AL Hol’ në Siri! Ministria e Jashtme: Do kthehen të gjithë që s'kanë kryer akte terroriste

Forcat e armatosura që nxorën shqiptarët nga kampi ‘AL Hol’ në Siri!

TIRANË- Të veshur me maska, të armatosur, ky është grupi i Forcave të Armatosura të cilat shkuan në Siri për të bërë të mundur nxjerrjen e fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampi famëkeq AL-Hol.

Një ditë pas kthimit të tyre Ministria e Jashtme ka ritheksuar se operacioni do të vijojë! Në një reagim zyrtar, Ministria e Jashtme ka sqaruar se do kthehen të gjithë fëmijët dhe personat që nuk kanë kryer akte terroriste.

"Më datën 27.10.2020 përfundoi me sukses të plotë operacioni i riatdhesimit të pesë qytetarëve shqiptarë nga Siria verilindore, prej të cilëve katër fëmijë dhe një grua me probleme të theksuara shëndetësore.Finalizimi i këtij operacioni të rëndësishëm humanitar u bë i mundur falë bashkëpunimit, profesional e serioz si dhe mbështetjes së pakursyer të autoriteteve Libanit, Sirisë dhe atyre Administratës Autonome të Sirisë Veriore dhe Lindore.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë shpreh falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe mbështetjen e autoriteteve dhe agjencive të tjera të përfshira në këtë operacion si dhe shpreh besimin se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen për të mundësuar kthimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve shqiptarë apo edhe personave të tjerë të cilët nuk kanë kryer krime apo akte të tjera terroriste.

Kthimi i fëmijëve dhe i personave të tjerë të pa përfshirë në akte kriminale apo terroriste është një detyrim humanitar i rëndësishëm, por edhe një kontribut i çmuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit", njofton Ministria e Jashtme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jeni pak të shqetësuar për dashurinë...çfarë thonë yjet për ju sot

Jeni pak të shqetësuar për dashurinë...çfarë thonë yjet për ju sot