Riatdhesohen 19 shqiptarë nga Gjermania, thyen rregullat e lëvizjes në zonën Schengen

19 shqiptarë janë riatdhesuar me një fluturim të posaçëm nga Gjermania pasi kishin thyer rregullat e lëvizjes në vendet e BE, apo kishin kërkuar azil të parregullt. Duke iu bërë thirrje për të mos abuzuar me rregullat, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, paralajmëroi forcim të kontrolleve në kufi.

"19 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar sot nga Gjermania në Aeroportin e Rinasit, për shkak të shkeljeve të rregullave të lëvizjes në hapësirën Shengen. Të tjera riatdhesime dhe të tjerë qytetarë shqiptarë do të riatdhesohen këto ditë po në aeroportin e Rinasit nga Franca dhe nga Britania e Madhe. Janë shtetas, të cilët kanë abuzuar me ditët e qëndrimit në vendet e hapësirës ‘Schengen’, kanë abuzuar me fenomenin e kërkimit të pabazë të azilkërkimit, por edhe për kryerjen e veprave penale. Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare gjatë të gjithë kësaj kohe ka punuar fort për të ndërgjegjësuar dhe për t'i bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën ‘Schengen’, pra në të gjitha vendet e BE-së.  Vetëm kështu ata do të mund të kenë shansin të lëvizin lirisht dhe pa asnjë problem në këtë hapësirë, por njëkohësisht Shqipëria do të vazhdojë të marrë nota pozitive nga Komisioni Europian për respektimin e standardit të lëvizjes së lirë. Në kuadër të masave që ne kemi marrë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit po punojmë fort, jo vetëm me forcimin e kontrollit kufitar, por edhe pse në kohë të vështira pandemie, po mundohemi të gjejmë forma për ndërgjegjësimin e qytetarëve duke punuar me projekte të ndryshme për t'i thënë qytetarëve shqiptarë stop migracionit të paligjshëm", tha Voda

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë