Riciklohen mbi 6 milionë celularë për krijimin e medaljeve të lojërave olimpike

Riciklohen mbi 6 milionë  celularë për krijimin e medaljeve të lojërave olimpike

Medaljet e Tokio 2020

Lojërat Olimpike dhe Paralimpike për vitin 2020 në Tokio do të fillojnë vitin tjetër, por Japonia nuk ka humbur kohë në përgatitjen e medaljeve që do t’u shpërndahen fituesve.

Tokio 2020 ka vendosur të realizojë medaljet e arit, argjendit dhe bronzit  nga 78.985 tonë objekte elektronike të riciklueshme, përfshirë 6.21 milionë celularë të ricikluar, sipas Projektit të Medaljeve të Tokio 2020.

Objektet e përdorura përmbanin gjithçka që nevojitet për të krijuar medalje.

Nga gati 80,000 ton mjete të ricikluara, u nxorën vetëm 32 kg ar, 3.500 kg argjend dhe 2.200 kg  bakër dhe zink, sipas Tokio 2020.

Projekti i Medaljes Tokio 2020 përfshiu edhe kompaninë e celularëve NTT Docomo, e cila bëri të mundur mbledhjen e telefonave dhe filloi akumulimin e objekteve të nevojshme në mesin e Prillit 2017 dhe Mars 2019.

Gjatë këtyre dy viteve projekti grumbulloi mjaftueshëm metal të rëndësishëm për 5,000 medalje Olimpike dhe Paralimpike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit