'Rienergjizimi' i PS në Kukës, Klosi: Synojmë transformimin e vendit! Rama në Londër do takohet dhe me emigrantë kuksianë

“Ajo çfarë ne si PS synojmë për Shqipërinë e vitit 2030 është transformim i vendit tonë si një vend i rëndësishëm në rajon dhe natyrisht përgatitja për të qenë pjesë e familjes europiane”, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Nga Kukësi ku zhvilloi një takim me strukturat dhe të rinjtë e Partisë Socialiste për përgatitjen e Kongresit Zgjedhor për zgjedhjen e delegatëve të rinj në kuadër të 'Rienergjizimit', Klosi tha se angazhimi për këtë proces është maksimal.

Duke folur për takimet me Diasporën që do të nisin nga data 12 maj në Athinë, Klosi tha se takimet do të zhvillohen në disa qytete përfshi këtu edhe takimet me emigrantët e Kukësit në Londër.

I pyetur për votën e diasporës Klosi ,u shpreh se PS vazhdon të këmbëngul që e drejta për të votuar të zgjidhet por për të kaluar kodin në parlament duhet të ketë një dakordësi parlamentare.

G.K/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 05/05/2024 14:45

    lejo voten e emigranteve

    Përgjigju
  • EX MILITARY: 04/05/2024 16:31

    ca skandali!! Ne londer ska vetem shqiptare nga kukesi o boss apo thua ata kane shumicen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani në Estoni, takohet me kryeministren Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri Hasani në Estoni, takohet me kryeministren Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe