Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj

Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj

Takim i Blendi Klosit në Athinë

Kryeministri Edi Rama do të nisë një tur takimesh me diasporën në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

Ndalesa e tij e parë do të jetë në Athinë më 12 maj për të vijuar më pas në disa shtete të ndryshme.

Aktualisht në Athinë, në takime me përfaqësues të strukturave të Partisë Socialsite atje ndodhet Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS.

Bashkë me drejtues të tjerë socialistë, Klosi pati takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jetojnë atje.

“Në Athinë me Mirelën, Adrianin, Laertin dhe strukturat e Partisë Socialiste dega Greqi, një pjesë tepër e rëndësishme e familjes sonë politike, në kuadër të procesit të rienergjizimit që përfshin edhe strukturat tona në diasporë. PS është forca e shumicës, e cila sot kërkon të bëhet çdo ditë e më shumë forca e kujtdo”, shkruan Klosi në Facebook.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/04/2024 01:33

    Kane emigruar te gjithe,me ke t'a rinovoje partine,prandaj ka dale /si prifti me bragace/.Dhe ku ka vajtur e do te veje?! Ne vende si Greqia me shoke,se mendon qe shqipot,diten e zgjedhjeve do te lene ato vendet ku jane,e do kthehen te votojne /in person/!Ndonje tufe fanatikesh dhe ndonje grup qe do te vijne /te organizuar/ me autobuza,sic kane vepruar dhe parti te tjera me pare, edhe mundet,por kohet kane ndryshuar zoteri! Po nuk i dhe diaspores te drejten e votes, te gjitheve pa dallim,mos u lodh kot.Ruaji ato pak energji te kapesh ndonje dele brenda,kufijve qe t'a besh pjese te vathes,se shqiponjat e diaspores,as ti dhe asnje parti tjeter nuk i fusni dot ne dore,se fluturojne lart.

    Përgjigju
  • Show: 22/04/2024 16:13

    Ç'takime do beje ky kur diaspora nuk gezon te drejten e votes?

    Përgjigju
  • Emigrant: 22/04/2024 15:47

    Diaspora qe nuk ka te drejten e votes ne ato vende ku jeton... Sa qesharak e ordiner qe beheni o legena .

    Përgjigju
  • Sapa: 22/04/2024 14:18

    Cdo njeri i ndershem do ishte turperuar por jo ky.Si mund te takosh shqiptare kur je shkaku i emigrimit te tyre?

    Përgjigju
  • Mara: 22/04/2024 13:58

    Ndersa deklaron dhe vepron per te minuar voten e zgjedhesve jashte vendit, pa filluar nje fushate zyrtare sipas ligjit, nis "turet" ne "diaspore". Te shohim nese SPAK do hetoje kete aktivitet te kunderligjshem. Perfshire perdorimin e burimeve shteterore per qellime partiake. Patjeter qe Klosi eshte pararoja. Ashti si me boten e organizuar mafioze te Durresit, Lushnjes, Beratit, Fierit, Vlores, Lezhes, Shkodres etj. Hipokrizia e ketyre abuzuesve ska fund.

    Përgjigju
  • Partia: 22/04/2024 13:21

    Vllain do e marri me vete? Para se te iki, ti lërë ndonjë tender çunit te Sales se mos vdes per buke. Dhe pyestja kryesore, ky paguhet per te bere kryetarin e partisë apo kryeministrin e Shqipërisë?

    Përgjigju
    • Or tej: 22/04/2024 23:31

      Ky ben piktura, kryetar partie, podcaste, si dhe numeron turistet or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Prodhon raketa ajrore për Ukrainën, përfshihet nga flakët fabrika kimike në Gjermani (VIDEO)

Prodhon raketa ajrore për Ukrainën, përfshihet nga flakët fabrika kimike në Gjermani (VIDEO)