Rifillon patrullimi ajror i Guardia di finanza për kanabis! Shumë shpejt trajnime për shqiptarët edhe kundër pastrimit të parave

TIRANË- Ambasada italiane njofton se prej një muaji përmes avionit të posaçëm të Guardia di Finanza ka nisur patrullimi në territorin shqiptar për identifikimin e plantacioneve të kanabisit.

"Gjeneralët Di Gesù dhe Arbore u takuan me Kreun e Policisë Ardi Veliu me të cilin u përvijua situata e deritanishme e veprimtarisë së Guardia di Finanza në Shqipëri si përsa i përket patrullimit detar të përbashkët ashtu dhe fushatës së mbikqyrjes nga ajri, e cila ka nisur tashmë prej një muaji nën patronazhin e Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme dhe ka për qëllim identifikimin e plantacioneve të kanabisit përmes avionit të posaçëm të Guardia di Finanza", njofton Ambasada.

Ndërkohë në që në Shqipëri po diskutohet nisma e qeverisë për amnistinë fiskale, ekipi i Guardia di Financa italiane po trajton edhe palën shqiptare për nisma të reja dhe hetime më të thelluara në luftën ndaj pastrimit të parave dhe kapitaleve të paligjshme.

"Takimet pranë Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë - krahas vënies në pah të një bashkëpunimi të konsoliduar tashmë të pranisë së Guardia di Finanza në Vendin Shqiponjave prej vitit 1997 – lejuan të diskutoheshin me palët shqiptare nisma të reja të mundshme të ndihmës, formimit dhe bashkëpunimit në hetimet ekonomiko-financiare dhe tatimore, ndër të cilat lufta ndaj pastrimit të parave dhe kapitaleve të paligjshme, hetimet financiare dhe pasurore, mbrojtja e shpenzimeve publike dhe antikorrupsionit", vijon njoftimi.

Gjeneral Brigade Cosimo Di Gesù, Kreu i Repartit II për Bashkërendimin Informativ dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, dhe Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, Kreu i Repartit III të Operacioneve, u pritën në Shqipëri edhe nga Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)