Rihapet 'Gërdeci', avokati Beqiri për Report Tv: Kjo është dosja e parë që po hapet për Berishën, përfituesin kryesor të demontimit të armëve

Rihapja e çështjes 'Gërdeci' pas më shumë se 13 vitesh për avokatin Idajet Beqiri është një ogur i mirë që tregon se Reforma në Drejtësi po jep efektet e saj. Në një intervistë për Report Tv, Beqiri tha i bindur se kjo është dosja e parë që po hapet ndaj Sali Berishës, duke konsideruar atë dhe familjarët e tij si përfituesit kryesorë të aktivitetit të demontimit të armëve. Avokati tha se në çështjen "Gerdeci" nuk është përfshirë vetëm Fatmir Mediu, dhe nëse hetimet do të bëhent më të thelluara nga drejtësia e re do të dalin në pah shumë mungesa që ka bërë drejtësia e vjetër e ndikuara nga politika dhe shumë emra të rinj që janë urdhëruesit e Gërdeci.

" Jemi në rrugën e duhur dhe do të thotë që reforma në drejtësi po jep efektet e saj. Sot ndodhemi në një situatë të re në favor të ligjit dhe reformën në drejtësi, po i jepet vërtetë fuqi kësaj reforme. Nëse do të kërkohet plotësim hetimesh aty mund të dalin në pah se kush janë urdhëruesit e Gërdecit, kush janë përfituesit dhe interesat e kujt ishin në atë fabrikë. Do dalin edhe bashkëpunëtorë të tjerë se Mediu nuk e ka bërë vetëm këtë. Ne kemi prova se Aldo Bumçi që ishte ministër Drejtësie në vend që letrën t'ia çonte institucionit ia çon Shkëlzen Berishës, një absurditet i jashtëzakonshëm. Do dalin edhe mjaft problematika të tjera, të gjithë të përfshirët në Gërdec, direkt ose indirekt do të dalin. E them me plot bindjen se kjo është dosja e parë që po hapen për Sali Berishën", tha Beqiri.

Avokati sqaroi hapat që do të vijë aktualisht çështja e Gërdecit. Ai tha se çështja do të shkojë sërish në shkallën e parë të GJKKO dhe më pas gjyqtari do të vendosë nëse doja do kalojë direkt për gjykim apo ka nevojë për plotësime të tjera dhe do të rikthehet për hetim në SPAK.

"Si do veprohet më këtë çështje. Ajo fillimisht do kalojë sërish në Shkallën e parë të GJKKO dhe një gjyqtar i vetëm do të vendosë të kalojë çështjen për gjykim duke vendosur se provat janë të plota apo do e çojë sërish përplotësim hetimesh në SPAK pasi ka mangësi hetimi. Ajo dosje nuk është e plotë. Por edhe nëse dosja kalon për gjykim, sot ka shumë shkallë gjykimi që mund të vlerësojnë këtë vendimmarrje, ku SPAK mund ta apelojë vendimin", tha Beqiri.

GJKKO ka rikthyer sot për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. 13 vite pas tragjedisë, familjet e viktima sot iu rikthyer shpresa mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Në shpërthimin e Gërdecit më 15 mars të 2008 humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet