Rikonstruktohet Muzeu ABC në Korçë, Rama: Emblema e historisë së arsimit shqip

Emblema e historisë së arsimit shqip, Mësonjëtorja e famshme, apo siç quhet sot Muzeu ABC në Korçë, po i nënshtrohet rikonstruksionit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:  “Kishte ardhur koha që ky objekt-dëshmi i arsimdashjes dhe kurajës mëmëdhetare, të shërohej nga plagët e kohës dhe rikthehej në formën e shkëlqimin që i takon. Mure, çati, dyer e dritare të amortizuara nga koha, rrjeti i vjetër elektrik, sistemi i ngrohjes dhe mbrojtjes nga zjarri, do të jenë të tëra në standarde optimale në mbyllje të këtij viti”.

Me një fond prej 30 milionë lekësh do të ndërhyhet për rikonstruksionin e ndërtesës, e cila ka pësuar çarje të mureve, për shkak të lëkundjeve të fundit sizmike në Korçe.

“Muzeu “ABC”, është një institucion i rëndësishëm jo vetëm për Korçën, por për gjithë historinë e arsimit shqip. Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë ndodhet në ndërtesën e shkollës së parë shqipe, e hapur më 7 mars 1887 nga ana e mësuesit patriot Pandeli Sotiri. Kjo shkollë u hap më 7 Mars 1887, me leje nga Perandoria Osmane. Ndërtesa ishte shtëpia ku banonte patrioti korçar Diamant Terpo i cili e dhuroi këtë banesë për shkollën shqipe.

Ndërtesa e muzeut ka tetë mjedise ekspozimi. Në ambientet e muzeut janë të ekspozuara lëndë dokumentare nga historia e shkrimit shqip dhe botime të vjetra në gjuhën shqipe. Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908, pastaj edhe historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (Evetari, 1744), hartuar nga Naum Panajot Bredhi (Veqilharxhi) e deri te abetaret më të vonshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm