Rikonstruktohet ura monument kulture në Skrapar që u shkatërrua nga prurjet e lumit, Drejtori i DRMK Berat: Të jetë e aksesueshme dhe për turistët (VIDEO)

Rikonstruktohet ura e Kasabashit në Skrapar,një Monument Kulture i kategorisë së parë,e ndërtuar në vitin 1640, e cila ushkatërrua totalisht nga prurjet e lumit "Guak" mbi të cilin është ndërtuar.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Berat, Eugen Kallfani, ka kërkuar nga pushteti lokal që të vendosen tabela sinjalizuese në hyrje të qytetit, që ura të bëhet e aksesueshme për turistët vendas dhe të huaj.

Ndërhyrjet kanë të bëjnë kryesisht me restaurimin e qemerëve, të kalldrëmit të gurtë të urës, konsulidim, eliminim të vedegjationit agresiv në pjesën e qemerit në krahun e djathtë të saj, fugatim dhe vendosjen e dy ujë çarësve, që mungoni prej vitesh në këtë monument. Si një monument i kategorisë së parë, ne mendojmë që shumë shpejt të vendosim një tabelë sinjalizuese në mënyrë që turistët që kalojnë në atë zonë të shkojnë të vizitojnë këtë monument me vlera të rralla të gjinisë inxhinierike”, tha drejtori i Monumenteve të Kulturës në Berat, Eugen Kallfani.

Ura e Kasabashit ka shërbyer për kalimin e karvanëve me mallra nga Skrapari në drejtim të qytetit të Korçës.

Ura e Kasabashit në Skrapar

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • life: 26/10/2020 18:48

    bo sa e bukur ketu te vij te jetoj ILIR META se ura e skraparit qenga e bukur,ci duhet likes politika dhe tirana per liken jane dy gjera te panjohura,e ka ber politien pazar matrapazesh.

    Përgjigju
    • fshatari: 26/10/2020 18:58

      LIFE ki durim kur te dali LIKJA ne pension do te ulet lart ures dhe do te numeroj parat e vjedhura te popullit

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS