Rikrijoi portretin e Joe Biden me drithëra dhe fara, artisti për Report Tv: Doja ta falënderoja për mbështetjen! Person me vlera (VIDEO)

TIRANË- Alkent Pozhegu, një artist kosovar ka krijuar portretin e presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden duke përdorur drithëra dhe fara, një ditë para ceremonisë së inaugurimit.

Në një intervistë për Report Tv në hapësirën live të pasdites, Pozhegu është shprehur se një vendim i tillë ka ardhur si një shenjë mirënjohje për Biden, për kontributin që ka dhënë për Kosovën.

"Dua ta falënderoj dhe i uroj, fat dhe  suksese në punë, ka një histori që na ka mbështetur fuqishëm në pavarësinë e Kosovës. Është një person me vlera të mëdha për Kosovën”, tha Pozhegu për Report TV.

 

Alkent Pozhegu ka përdorur 120 kilogramë drithëra, misra, fasule, fara luledielli dhe oriz për të rikrijuar portretin e Biden, teksa tha se ideja që Biden mund të vizitojë Kosovn si president i SHBA-së, e emocionon. Portreti i Biden ka bërë “xhiron e botës”, ku mediat prestigjioze ndërkombëtare i kanë kushtuar një hapësirë të madhe.

Pozhegu është fitues i 3 çmimeve Guinness.  Rita Ora, Dua Lipa, Marlyn Monroe e të tjerë janë imazhet me famë botërore që Alkenti i ka vendosur me drithëra në mozaik. Më herët ai ka bërë edhe  mozaikun e presidentit amerikan, Donald Trump ku ia siguroi edhe certifikatën e tretë të Guinness.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea