Rikthehen festat në Francë, qytetarët festojnë në rrugë pas 15 muajsh izolim

Rikthehen festat në  Francë, qytetarët festojnë në rrugë pas 15 muajsh izolim

Turma qytetarësh pa maska pushtuan rrugët e kryeqytetit francez për të festuar festivalin vjetor të muzikës, “Fete de la musique”. Festa e muzikës është një event, i cili zhvillohet çdo vit gjatë solsticit veror, ditës më të gjatë të vitit.

Por moti i keq duket se e vuri pak në hije koncertin e 40-të Fête de la Musique.

Në Rennes, Nantes dhe Tours, koncertet u anuluan për shkak të shiut, por në Brest, shiu nuk trembi spektatorët që dilnin për të dëgjuar bandat e vendosura në kafene dhe restorante.

Muzikantë dhe DJ morën pjesë në këtë festë për të argëtuar publikun deri në orët e vona të natës.

Festa e këtij viti ishte veçanërisht e veçantë për qytetarët, pasi kufizimet e COVID-19, si mbajtja e maskave dhe kufizimet e orarit u hoqën gjatë javës së kaluar, duke u mundësuar atyre kthimin në normnalitetin e munguar. b

“Fete de la musique”, është një festë e nisur në vitin 1982 nga ministri francez i Kulturës dhe aktualisht festohet në 120 vende të botës.

Sidoqoftë, disa kufizime në Francë ende vijojnë të jenë në fuqi. Koncertet e paplanifikuara në rrugë janë të ndaluara për të parandaluar mbipopullimin.

Muzikantët mund të performojnë në bare dhe restorante, por me kapacitete të përgjysmuara.

Në Paris, policia njoftoi se janë 2.300 oficerë policie që patrullojnë rrugëve, për të siguruar respektimin e masave.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS