Rikthehen në detyrë prokurorët e SPAK, Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu! Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e Apelit Administrativ që i pezulloi

Rikthehen në detyrë prokurorët e SPAK, Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu! Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e Apelit Administrativ që i pezulloi

Elvin Gogaj dhe Alfed Shehu

Dy prokurorët e SPAK, Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu, të pezulluar nga detyra me një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit, do të rikthehen në detyrë. Përmes një vendimi të marrë sot nga Gjykata e Lartë është rrëzuar vendimi i Apelit Administrativ, e cila e kishte konsideruar të parregullt zgjedhjen e dy prokurorëve

Gjykata e lartë prishi vendimin e apelit administrata dhe ktheu çështjen për rigjykim për shkelje të rënda procedurale për prokurorët e SPAK.

Kujtojmë se me një vendim të datës 27 maj Gjykata Administrative e Apelit shpalli të pavlefshëm vendimin për renditjen e 3 garuesve dhe emërimin dy prokurorëve Gogaj dhe Shehu. Gjykata ka nënvizuar se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i padrejtë.

Gjykata pranoi padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë, ndërsa vendosi pavlefshmëri absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK.

Në një reagim për Report Tv, Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagoi menjëherë pas këtij vendimi dhe deklaroi se do ta ankimontë atë në Gjykatën e Lartë.

Prokurorja Muhametaj kërkoi shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj pikëzimi është dhënë pa meritë. Lidhur me procedurën e emërimit janë shkelur procedura dhe vendimmarrjet e marra e KLP-së janë dhënë në konflikt  interesi. Gjithashtu sipas saj ka pasur shkelje kushtetuese, në emërimin dhe mos marrjen e pikëve të plota. Kërkoj rihapje të garës dhe një vendimmarrje nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas rikthimit në detyrë të prokurorëve Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu SPAK ribëhet me 17 anëtarë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, pendohet pas 26 vitesh nëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, pendohet pas 26 vitesh nëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'