Rikthehen netët turistike në Shëngjin, pushuesit 'pushtojnë' shëtitoren e plazhit

Ky është Shëngjini në mbrëmje.

Fundjava ka sjellë fluks vizitoresh në këtë zonë turistike ku syri të sheh shumë të rinj.

Shëtitorja e plazhit është çliruar nga tregtarët ambulantë, ndërsa dhe rruga përbri saj është vënë në funksion të pushuesve, pasi në mbrëmje bllokohet qarkullimi i automjeteve.Gjithashtu është vendosur sistem i ri edhe aty ku më parë mungonte plotësisht.

Kryetari i Bashkisë Lezhë,  Pjerin Ndreu thotë se krijimi i kushteve dhe ofrimi i shërbimeve është detyrim pavarësisht situatës se krijuar nga pandemia COVID-19.

"Ne do të bëjmë tonën dhe këto jAnë punët tona publike që ne e kemi detyrim, edhe sikur të ketë vetëm një pushues. Kjo është një ngecje e përgjithshme nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë ka të bëjë me të gjithë vendet që bëhet turizëm, janë në të njëjtën situatë. Pra mos harrojmë se nuk kemi lëvizje të lirë me shumë shtete, cka pengon  edhe emigrantët me fuqinë e pjesëmarrjes në plazhe", tha Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë Lezhë.

Shëngjini mbetet një nga destinacionet më të preferuara kryesisht nga qytetaret e Kosovës, të cilët edhe pse në kushte pandemie vijojnë të jenë besnik ndaj kësaj zone turistike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot