Ky është Shëngjini në mbrëmje.
Fundjava ka sjellë fluks vizitoresh në këtë zonë turistike ku syri të sheh shumë të rinj.
Shëtitorja e plazhit është çliruar nga tregtarët ambulantë, ndërsa dhe rruga përbri saj është vënë në funksion të pushuesve, pasi në mbrëmje bllokohet qarkullimi i automjeteve.Gjithashtu është vendosur sistem i ri edhe aty ku më parë mungonte plotësisht.
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu thotë se krijimi i kushteve dhe ofrimi i shërbimeve është detyrim pavarësisht situatës se krijuar nga pandemia COVID-19.
"Ne do të bëjmë tonën dhe këto jAnë punët tona publike që ne e kemi detyrim, edhe sikur të ketë vetëm një pushues. Kjo është një ngecje e përgjithshme nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë ka të bëjë me të gjithë vendet që bëhet turizëm, janë në të njëjtën situatë. Pra mos harrojmë se nuk kemi lëvizje të lirë me shumë shtete, cka pengon edhe emigrantët me fuqinë e pjesëmarrjes në plazhe", tha Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë Lezhë.
Shëngjini mbetet një nga destinacionet më të preferuara kryesisht nga qytetaret e Kosovës, të cilët edhe pse në kushte pandemie vijojnë të jenë besnik ndaj kësaj zone turistike.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?
-
PO
16.6%
-
JO
76.6%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 4868
Lajme të tjera
-
Shifra rekord/ Të ardhurat nga turizmi arritën në 4.1 mld euro vjet! Optimizmi rritet edhe për 2024, në janar-shkurt hynë në vend 970 mijë të huaj
25 Mars, 15:58
-
Turizmi rural dhe bukuritë natyrore shqiptare në fokusin e medias gjermane
25 Mars, 14:00
-
“The Coolist”: Shqipëria ndër 10 vendet më të mira për të udhëtuar në 2024
23 Mars, 07:47
-
'Business Insider' shkruan për Shqipërinë: Sektori i turizmit po përjeton një transformim magjepsës
22 Mars, 10:58
-
Turizmi, italianët dhe polakët nuk iu ndanë Shqipërisë as në dimër
22 Mars, 07:39
-
'Financial Times': Udhëtim nëpër Shqipërinë antike
21 Mars, 14:24
-
E përditshmja britanike iNews: Tirana, qyteti evropian i përsosur për pushime në pranverë
21 Mars, 08:37
-
Media britanike jehonë rivierës shqiptare: Destinacion që duhet zbuluar! Aeroporti i Vlorës një arsye më shumë për të udhëtuar drejt Shqipërisë
20 Mars, 12:27
-
Presioni për punonjës, turizmi rriti pagën mesatare për efekt kontributesh me 23%
19 Mars, 07:34
-
Zaloshnja: 14 milionë turistët e Ramës dhe 10 milionë shqiptarët
18 Mars, 10:38
-
'The Guardian' sugjeron Shqipërinë mes 10 shteteve ku mund të kaloni pushime me shpirt aventurier
18 Mars, 09:48
-
Turizmi, Shqipëria mori 'Vendin e Nderit' në Berlin 2025! Rama optimist për një tjetër rekord të turistëve
12 Mars, 12:43