Rikthehen vjedhjet në Bishan të Vlorës, asnjë në pranga, banorët: Autorët e njohin mirë zonën, jemi të pasigurt

Mbrëmja i zë të tmerruar banorët e fshatit Bishan në Vlorë. Ata po përballen në mënyrë të vazhdueshme me vjedhjen e bagëtive të imëta, ndërsa frika se hajdutët do të rikthehen sërish, është e madhe.

Grabitja më e fundit ishte dy ditë më parë, kur persona ende të paidentifikuar kanë marrë disa krerë bagëti. Banorët kanë dyshime të forta se autorët  e njohin mjaft mirë fshatin.

"Janë tanët këtu të fshatit", thotë një banorë.

"Është një shqetësim i përsëritur ky, nuk është ndëshkuar asnjeri për këtë. Kanë ardhur me makinë për të marrë bagëtitë", shprehet një tjetër.

"Këtë vit për vit këtë punë kanë, është dëm patjetër", thekson një tjetër.

Të gjendur përballë këtij fenomeni në zonën e tyre, ata u kërkojnë autoriteteve marrjen e masave të menjëhershme, pasi po dëmtohen rëndë ekonomikisht.

"Ne me ato ushqehemi, kërkojmë ndihmë nga shteti, policia të bëjë punën. Këta nuk janë trima, janë lepuj", thotë një banorë.

"Do një vit ta rrisësh ta bësh lopë dhe në fund ta marrin dhe s'ka zgjidhje, tani ku janë këta, nuk i gjen dot shteti?", shprehet banori tjetër.

"Unë ato dy lopë që kam do t'i shes, pse të rri me frikë", thekson një tjetër bano.

Për vjedhjen e së hënës, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 7 persona, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorëve.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY

Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY