Rikthehet Akademia e Forcave të Armatosura pas 10 vitesh shkëputje ! 60 të rinj do të nisin studimet në shkencat ushtarake


Pas 10 vitesh shkëputje ne datën 2 nëntor rikthehet Akademia e Forcave të Armatosura,shumë shpejt 60 te rinj do të nisin studimet në shkencat ushtarake. 
Ministria e Mbrojtjes dhe FA,i dhuroi biblotekës së Akadamisë 220 libra. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka falenderon  bashkëpunimin dhe mbështetjen për përgatitjen e brezit te ardhshëm të Forcave të armatosura.
``Fuqia e një force të armatosur nuk matet nga pajisjet e armatimet por nga arsimimi e profesionalizmi i njerëzve të saj. Dhe ne jemi krenarë që më 2 nëntor, pas më shumë se 10 vjetësh shkëputje, rikthejmë Akademinë e Forcave të Armatosura, ku që prej së hënës, 60 të rinj do të nisin studimet në shkencat ushtarake. Rikthimi i kësaj akademie, u bekua edhe nga Akademia e Shkencave, e cila në vijim të bashkëpunimit shumë të mirë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA, i dhuroi fondit të bibliotekës së akademisë tonë 220 tituj librash. Faleminderit për mbështetjen ndaj strukturës kryesore në përgatitjen e brezit të ardhshëm, të Forcave tona të Armatosura``.shkruan Ministrja

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin