Rikthehet dielli, por për shumë pak ditë! Si do jetë moti 15 ditët e para të qershorit

TIRANË- Nga dita e mërkurë kushtet e motit do të përmirësohen, por ato do të zgjasin shumë pak, pasi në fund javë vranësirat dhe reshjet do të rikthehen sërish. 

Për sa i përket ditëve në vazhdim, meteorologu, Hakil Osmani në një lidhje për Report Tv shprehet se edhe 15 ditshi i parë i qershorit do të jetë i freskët, pasi do të kemi prezencë të dukshme të vranësirave dhe të reshjeve të shiut, të cilat do të jenë të pakta.

“Temperaturat sot mbeten të freskëta. Kjo bën që vlerat minimale të jenë 6 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në ultësirën perëndimore të jenë 26 gradë Celsius, të cilat janë vlera disi më të freskëta për muajin që ndodhemi. Kjo javë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu deri ditën e nesërme. Duke filluar nga dita e mërkurë  do të kemi rritje të vlerave termike dhe përmirësim të kushteve të motit. Deri ditën e premte do të kemi mbizotërim të  motit të kthjellët dhe të kemi reshje të pakta shiu në zonat malore. Dita e premte dhe fund java risjell sërish vranësira të dukshme që do sjellin reshje në territor, po që nuk do të sjellin problematike. Reshjet do të fokusohen në zonat malore. Për sa i përket vlerave termike deri në fund javë do të shkojnë deri në 30 gradë, ndërsa të dielën do të ulen me një deri në dy gradë. Fund java pritet të ketë vranësira të shpeshta dhe reshje. Vlerat termike do të na favorizojnë për plazhet dhe turizmit e ndryshme. Muaji qershor në 15 ditshin e parë do të mbetet i freskët pasi do të kemi prezencë të dukshme të vranësirave dhe të reshjeve të pakta të shiut. 15 ditshi i dytë do të ketë më shumë kthjellime. Reshjet do të jenë shumë të pakta. Vlerat termike do të jenë në të shumtën e ditëve mbi 30 gradë Celsius”, tha meteorologu, Hakil Osmani. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH