Rikthehet Edicioni i Tretë i ‘Gjon Mili Jazz & Blues Festival’ në Tiranë

Rikthehet Edicioni i Tretë i ‘Gjon Mili Jazz & Blues Festival’ në Tiranë

Në datat 10, 11 dhe 12 shtator, Tiranado të presë Edicionin e III-të të "Gjon Mili Jazz & Blues Festival", organizuar nga RIAS në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar dhe mbështetur nga Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe disa ambasada dhe institucione kulturore ndërkombëtare.

Për shkak të kushteve atmosferike, nata e parë do të mbahet tek salla “Avni Mula”, në shkollën “Servete Maçi”. Ditët e tjera të festivalit, në varësi dhe të kushteve të motit, do të zhvillohen në Bahçen e Instalacionit Reja - The Cloud. Feativali do të ofrojë një program të larmishëm muzikor me pjesëmarrjen e gjashtë formacioneve muzikore dhe tridhjetë muzikantëve të njohur dhe të rinj nga Shqipëria dhe jashtë. Ndër të ftuarit e veçantë këtë vit janë "Roaring Cats" nga Hollanda, "Barista 3" nga Austria, dhe "Roberto Tarenzi Trio" nga Italia.

Një fokus i veçantë i këtij edicioni është promovimi i talenteve të reja, me prezencën e formacioneve si "AJS Quartet", "Elona Islamaj Trio", dhe "UART Combo", studentë të degës së re "Muzikë Jazz" në Universitetin e Arteve.

Nata e tretë do t'i kushtohet kompozitorit të njohur italo-amerikan Harry Warren, për të cilin do të interpretohen disa nga këngët e tij më të njohura, duke ndriçuar lidhjen e tij me trashëgiminë shqiptare.

Gjon Mili Jazz & Blues Festival synon të promovojë muzikën jazz dhe blues, si dhe të nxisë aktivitetin artistik dhe krijimtarinë ndërmjet muzikantëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Ky festival është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar në zhvillimin e muzikës jazz në Shqipëri dhe për të inkurajuar brezat e rinj në këtë art.


Programi i tre ditëve të festivalit

E martë, 10/09/2024
UART COMBO (Shqipëri) – ora 19.30
BARISTA 3 (Austria) – ora 20.30

E mërkurë, 11/09/2024
AJS QUARTET (Shqipëri) – ora 19.30
ROARING CATS (Hollandë) – ora 20.30

E enjte 12/09/2024
ELONA ISLAMAJ QUINTET: Harry Warren tribute (Shqipëri)– ora 19.30
ROBERTO TARENZI TRIO (Itali) – ora 20.30

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Iu gjet e fshehur brenda bagazhit të makinës 1 kg kokainë, arrestohet 37- vjeçari shqiptar

Itali/ Iu gjet e fshehur brenda bagazhit të makinës 1 kg kokainë, arrestohet 37- vjeçari shqiptar