Rikthehet i nxehti afrikan, të mërkurën temperaturat arrijnë mbi 40 gradë! Meteorologia Bani: Gushti, temperatura 2-3 gradë më shumë se normalja

Fundjava sjell temperatura perfekte për pushuesit, ndërsa të mërkurën rikthehet i nxehti afrikan ku priten temperatura mbi 40 gradë celcius. Meteorologia Adiola Bani tha në Report TV se duke filluar nga e diela do të ketë rritje temperaturash.

'Kjo fundjavë do të jetë kryesisht me diell në të gjithë vend tonë. Gjithashtu do të kemi rritje të ndjeshme temperaturash duke filluar nga mesdita e sotme. Më e ndjeshme do të jetë gjatë ditës së dielë ku termometri do të shkoje deri në 38 Gradë Celsius. Duke filluar nga e diela e në qarkullim pritet që të kemi një rritje të temperaturave, dhe qarkullim të masave ajrore nga veriu i Afrikës të cilat do të na sjellin temperatura të larta në vendin tone. Ditën mërkurë dhe të enjte pritet që temperaturat të arrijnë deri në 41 gradë.'- tha Bani.

Meteorologia Bani tha se gushti do të sjellë temperatura 3 gradë më të larta se normalja.

‘Ky gusht parashikohet me temperatura 2-3 gradë me vlera më të larta sesa normalja. Gjatë gjithë ditëve të tij, por nuk përjashtohet mundësia e vranësirave 1-2 ditore ku do kemi freskim të motit, por në përgjithësi do të paraqitet një gusht i thatë. Fillimi i muajit gusht pritet të kemi temperatura shumë të larta.’- tha Bani.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë