Përsëritet historia, drogë në bananet e babait të Arbër Çekajt! Kapen 49 kg kokainë nga Ekuadori në konteinerin në Portin e Durrësit, e ndarë në 31 pako! Arrestohet Selim Çekaj

DURRËS- Trafikimi i sasive të mëdha të kokainë po përmes bananeve nga Ekuadori përsëritet sërish në Portin e Durrësit, dhe ngjarja ndodh po brenda familjes. 49 kg kokainë është sekuestruar nga konteineri me banane që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Durrësit, ndërsa është arrestuar administratori i firmës ECOALMAX me qendër në Maminas që posedonte kontejnerin, Selim Çekaj, 72 vjeç.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka mësuar në mënyrë ekskluzive se Selim Çekaj është babai i Arbën Çekajt, i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokainë në 2018. Konteineri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të konteinerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që  kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.

Pas skanimit të konteinerit të ardhur nga Ekuadori me bananet ka rezultuar me pullë të kuqe dhe autoritete doganore kanë kërkuar që të futej në magazinë, por Selim Çekaj nuk ka pranuar që ajo të futej në magazinë duke thënë se ai ka porositur vetëm bananet. Kjo ka bërë që autoritete të hapin konteinerin aty ku ishte duke zbuluar drogën e llojit kokainë. 

Selim Çeka nuk ka pranuar që të ishte autori i saj duke thënë se ai është tregtar frutash dhe duhet ta gjejë policia se kush e ka futur drogën. Edhe pse Selim Çekaj nuk ka pranuar kokainë në kontejner, ai është arrestuar. 

Report Tv zbuloi itinerarin e konteinerit të kompanisë 'Ecoalmax' hyri në portin e Guayaquil të Ekuadorit në 18 shkurt 2021. Ajo u ngarkuar në anije në 21 shkurt, ndaloi në Marok në 9 mars dhe u nis prej andej më 17 mars. Më pas anija ku ishte ngarkuar konteineri me banane i Selim Çekajt ndaloi në Pire të Greqisë në 23 mars dhe u nis prej andej më 28 mars. Konteineri ku u gjetën 49 kg kokainë u nis nga Pireu dhe në 30 mars u shkarkua në Durrës. Më 31 mars u bë dhe hapja e tij, ku u zbulua dhe sasia e kokainës e ndarë në 31 pako. Ndërsa operacioni morri emrin e  Koduar "MERSIN" , nga emri i portit në Turqi  ku anija me kontenierin ka kaluar transit aty duke bërë një ndalë të shkurtër. Kjo ndalesë nuk është përfshirë në itinerarin e lëvizjes së saj, pasi ndalesa ishte tepër e shkurtër, por ka shërbyer për të marrë emrin operacioni i koduar 'Mersin' ku u arrestua Selim Çekaj.

Itinerari i lëvizjes së kontenierit me drogë

Operacioni ka nisur në orën 2 të mëngjesit nga Policia e Shtetit, ku prezent ka qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj. Operacioni ka zgjatur 2 orë dhe ka përfunduar në 4 të mëngjesit. Konteineri ishte vendosur në rreshtin e konteinerëve me risk. Kjo pasi gjatë skanimit, konteineri doli me pullë të kuqe.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj i dënuar me 14 vite burg po për drogë, e sjellë në të njëjtën skemë me banane nga Ekuadori dhe e kapur në konteinerët e firmës së tij "Arbri Garden". Arbër Çekaj u dënua për 613 kg kokainë të kapur në shkurt 2018, por vetëm një muaj më pas në 20 mars 2018 Selim Çekaj hapi tjetër kompani me emrin ECOALMAX.

 

1617306276_selimcekajsot.jpg

 Selim Cekaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:39
Në kontenierin e tij të bananeve iu gjet 49 kg kokainë, ja kush është Selim Çekaj

1617270198_selimceka.jpg

Selim Çekaj

Report Tv ka siguruar foton e Selim Çekaj, i cili u arrestua ditën e  sotme pasi në kontenierin e tij të bananeve në Portin e Durrësit, iu gjet 49 kg kokainë e ndarë në 31 pako. Kontenieri me banane vinte nga Ekuadori, ndërsa vetë 72-vjeçari nuk e ka pranuar autorësinë duke thënë  se ai ka porositur frutat dhe se policia të gjej se kush e ka futur drogën.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, i arrestuar po për sjelljen e 613 kg kokainë me banane nga Ekudaori dhe është dënuar me 14 vite burg.

Ora 11:31
Report Tv zbardh itinerarin i kontenierit me kokainë nga Ekuadori deri në Durrës

Report Tv zbardh detaje të reja nga sekuestrimi i 49 kg kokainë në konteinerin me banane të Selim Çekajt. Konteineri i kompanisë 'Ecoalmax' hyri në portin e Guayaquil të Ekuadorit në 18 shkurt 2021. Ajo u ngarkuar në anije në 21 shkurt, ndaloi në Marok në 9 mars dhe u nis prej andej më 17 mars. Më pas anija ku ishte ngarkuar konteineri me banane i Selim Çekajt ndaloi në Pire të Greqisë në 23 mars dhe u nis prej andej më 28 mars. Konteineri ku u gjetën 49 kg kokainë u nis nga Pireu dhe në 30 mars u shkarkua në Durrës. Më 31 mars u bë dhe hapja e tij, ku u zbulua dhe sasia e kokainës e ndarë në 31 pako.

Itinerari i lëvizjes së kontenierit me drogë
Ora 09:47
Kokaina e kapur në Durrës, kontejneri i vendosur në zonën me risk

1617263373_porti.jpg

Operacioni ka nisur në orën 2 të mëngjesit nga Policia e Shtetit, ku prezent ka qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj.

Operacioni ka zgjatur 2 orë dhe ka përfunduar në 4 të mëngjesit. Kontejneri ishte vendosur në rreshtin e kontejnerëve me risk. Kjo pasi gjatë skanimit, kontejneri doli me pullë të kuqe.

Ora 09:39
'Mersin' sekuestron 49 kg kokainë, si mori emrin operacioni dhe prej sa kohësh ndiqej kontejneri

1617262508_portimersin.jpg

Porti Mersin në Turqi

Selim Çekaj u arrestuar gjatë operacionit të koduar "MERSIN", ku u sekuestruan 49 kg kokainë e fshehur në kontejner. Operacioni mori këtë emër të koduar për shkak atë emrit të portit në Turqi  nga ku është nisur dhe kontejneri me banane ku fshihej kokaina.  Ky kontejner ndiqej prej 1 muaji nga autoritete.     

Ora 09:22
I arrestuar për 49 kg kokainë në konteiner, Selim Çekaj e hapi kompaninë tjetër 1 muaj pas arrestimit të djalit të tij Arbër Çekaj

Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt është arrestuar sot pasi iu kapën 49 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit që administrohej nga firma që posedonte. Report Tv mëson se kjo firma e tij ECOALMAX, është hapur në 20 mars 2018, 1 muaj pas arrestimit të të birit dhe kapjes së 613 kg kokainë në magazinat kompanisë së bananeve 'Arbri Garden'.

 

Ora 09:10
Përsëritet historia/ Babait të tij iu sekuestruan 49 kg kokainë, kush është Arbër Cekaj i dënuar me 14 vite burg! Trafikoi 613 kg kokainë fshehur në banane

1535465368_arbercekaj.png

Arbër Çekaj

Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt është arrestuar sot ndërsa janë sekuestruar 49 kg kokainë në një konteiner me banane në Portin e Durrësit, që ishte e firmës së tij. Kjo është një histori e përsëritur në këtë familje. U bënë rreth 3 vite kur nga operacioni "bora e fundit" janë sekuestruar 613 kg kokainë të kapur në magazinat kompanisë së bananeve 'Arbri Garden' në Maminas, me pronar Arbër Çekajn, ndërsa ky i fundit ra në pranga. Ndërkaq edhe Donaldo Lushaj administratori i kompanisë "Arbi Garden" është dënuar me 10 vite e 8 muaj burg. Por çfarë ndodhi mbrëmjen e 27 shkurt 2018 kur ndodhi operacioni? ReportTv më herët ka siguruar pamjet filmike të cilat tregojnë lëvizjet në aksin Vorë-Maminas dhe magazinat e Arbër Garden teksa ora shënon 23:43 e mbrëmjes së 27 shkurt.

LEXO: Të pathënat e operacionit të kapjes së 613 kg kokainë në Durrës! Pamjet, si u zbulua droga dhe u bastis magazina

VIDEO/Të pathënat e operacionit të kapjes së 613 kg kokainë në Durrës!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lomi: 01/04/2021 23:43

    COJENI plehren ne burg ,,ta haje bananen nga mbrapa...maloke legena...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot