Basha kërkon qeveri tranzitore dhe kërcënon: Pranoni propozimin ose populli do pastrojë Kuvendin (VIDEO)

Këtë të enjte është rikthyer Kuvendi. Siç edhe është parashtruar në rendin e ditës, me kërkesën e më shumë se ¼ së deputetëve të Kuvendit, anëtarë të PD dhe LSI do të kërkohet ngritja e komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe të institucioneve të tjera shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “certifikatë të sigurisë”. Ishte presidenti Meta ai që kërkoi fillimisht hetimin e DSIK pasi më herët refuzoi të dekretonte Gent Cakajn ministër të Jashtëm. Gjithashtu në seancën e sotme do të rrëzohet propozimi i presidentit Ilir Meta për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Propozimi i tij u rrëzua në hënën në Komisionin e Ekonomisë duke mosmarrë pajtimin e maxhorancës për emrin e ish-kreut të SHISH, Bahri Shaqiri. 

Seanca e sotme nisi edhe me një incident kur kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetët e tij tentuan të largojnë nga foltorja ministren e Financave, Anila Denaj, pasi duhet të vinte në seancë kryeministri Edi Rama për të dhënë llogari lidhur me investigimin e Zërit të Amerikës për blerjen e votave. Por deputetëve të PD nuk iu bashkuan ata të LSI. Madje, nënkryetari i kësaj force politike, Luan Rama i kërkoi Bashës të largohej nga foltorja dhe të lejonte ministren të fliste, duke iu drejtuar "ajo është femër, lëre të flasë dhe uluni". Ndërkohë, nga foltorja e Kuvendit Basha artikuloi sërish tezën e qeverisë tranzitore, duke kërcënuar maxhorancën se nëse e refuzon këtë propozim, populli do "pastrojë" Kuvendin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:27
Degjenerimi i fjalorit dhe fyerjet në Parlament, Spiropali: Falje qytetarëve, një shfaqje vulgu e opozitës politike

Një shfaqje të turpshme që ka kaluar çdo normë etike përmes fjalorit banal në seancën plenare të parlamentit, e ka konsideruar , Ministrja  e Shtetit per Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka reaguar në lidhje me  situatën e krijuar këtë të enjte në seancën plenare të Kuvendit ku deputetët përdorën një fjalor ofendues nga foltorja e Kuvendit.

Ishte kreu i Grupit Parlamentar të LSI,  Petrit Vasili, ai i cili nisi “shpalosjen” e një fjalori vulgar nga foltorja e  Parlamentit , për të vazhduar më politikanë e tjerë , ish-kryeministrin Berisha ndaj Kryeministrit Edi Rama etj. Përmes një reagimi në rrjetin social Spiropali i kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve shqiptar për sjelljen e politikanëve të cilët sot shkelën çdo normë etike me fjalorin e tyre banal.

"Shëmti, fyerje krahinore, familjare dhe seksiste, shfaqje vulgu e opozitës politike që kërkon të qeverisë Shqipërinë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe i sigurojmë se nuk do të biem kurrë në këtë nivel që thyen çdo kod nderi të shqiptarit #egjithëvëmendjateknjerëzit, shkruan Spiropali. 

Ora 17:13
Kuvendi/ Shumica rrëzon dekretin e Metës për Bahri Shaqirin në krye të KLSH

Pas debateve dhe përplasjeve të shumta  Kuvendi vendosi të rrëzojë me 77 vota  kundër të maxhorancës propozimin e Presidentit Ilir Meta për  kreun e Kontrollit të Lartë Shtetëror.

Bahri Shaqiri është kandidatura e dytë e refuzuar për të drejtuar institucionin e KLSH pasi një muaj më parë  u rrëzua kandidatura  e propozuar për Vitore Tushën anëtare e gjykatës Kushtetuese.

Kanditatura e Shaqirit u rrëzua edhe më herët nga Komisioni i Ekonomisë. Gjatë seancës plenare të ditës së sotme u miratua kërkesa e deputetëve për ngritjen e Komisionin Hetimor për çështjen e Gent Cakaj.  Ky komision do të drejtohet nga Enkeled Alibeaj, si dhe anëtarë do të jenë Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Spartak Braho, Alket Hyseni, dhe Klotilda Bushka.

Në votimin e kësaj të enjte nuk kanë marrë pjesë deputetët e opozitës të cilët janë larguar në fund të seancës plenare , duke lënë karta e votimit .Në kuvend me votat e maxhorancës u miratua edhe projektligji për “Sigurinë e Digave”. Me 76 vota gjithashtu  u miratua projektligji për “Pajisjen me pasaportë”, dhe akti normativ për buxhetin e vitit 2018.

Ora 16:54
Komision Hetimor për certifikatën e sigurisë së Cakajt, zbardhen emrat e antarëve

Pas kërkesës së presidentit Ilir Meta, ditën e sotme në Kuvend janë vendosur emrat që do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor për ministrin e Jashtëm të deleguar, Gent Cakaj. Komisioni Hetimor do të drejtohet nga deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ndërsa antarë janë: Ervin Salianji, Luan Rama dhe Xhemal Gjunkshin.  Nga ana e PS-së do të jenë pjesëmarrës në Komision do të jenë: Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Alket Hyseni, Spartak Braho dhe Klotilda Bushka. Ky Komision do të hetojë se si DSIK i dha brenda një ditë certifikatën e sigurisë, ministrit të deleguar të Jashtëm, Gent Cakajt. (SHIKO KËTU)

Ora 14:46
Çfarë s'u pa sot nga Kuvendi/ Fotot pikante nga sherri i Vasilit me Manjën, te bllokimi i foltores

Shqiptarja.com sjell fotot pikante nga ajo që nuk u pa sot nga seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e cila ishte e mbushur me debate të forta mes shumicës dhe opozitës.

Ora 14:31
Berisha-Reme Lalës: Kam respekt për babain tënd, ia ka bërë shpinën më të butë se barku Muharem Ramës (VD)

Lulzim Basha nuk iu përgjigj Reme Lalës kur kjo e fundit deklaroi nga foltorja e Kuvendit se kreu i PD i kishte kërkuar takim babait të saj që ta ndihmonte dhe të bashkëpunonin (Lexo këtu). Por ishte ish-kryeministri Sali Berisha iu drejtua Reme Lalës se kishte respekt për babain e saj, duke shtuar se ai (Ymer Lala) ia ka bërë shpinën më të butë se barkun kryebashkiakut të Dibrës, Muharem Lala. "Dy fjalë i them asaj deputetes. Ti i di konsideratat për babën tënd. I thuaj pak të lumtë dora Ymer, ia ka bërë shpinën më të butë se barkun Muharrem Ramës, për këtë ka përgjime”- tha Berisha.

Ora 14:18
Rama për Bashën: Artisti do qofte te daja, mblidhni rripat në qershor, i keni të humbura zgjedhjet

"Lulzim, ti e di që ne komunikojmë edhe pse bën sikur nuk komunikojmë, por duhet të dish se qofte te daja nuk ka. Artist, mblidhi rripat në qershor, i keni të humbura zgjedhjet. Unë ta kam thënë si fitohen zgjedhjet", iu drejtua Rama, Bashës, gjatë replikave të forta me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ora 13:40
Pas fjalimit të Bashës, opozita largohet nga salla e Kuvendit

Pas debateve të forta Rama-Berisha dhe fjalimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, opozita ka lënë sallën e Kuvendit. Njëherazi deputetët e PD dhe LSI lanë karriget duke braktisur seancën. Nuk munguan momentet e tensionit dhe debatet e forta maxhorancë-opozitë, ku më fortat spikatën ato mes kryeminsitrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha.

Ora 13:35
Përplasja Rama-Berisha, Basha: Kryeministri erdhi i droguar dhe nxori vulgaritetet e zakonshme

Lulzim Basha ka komentuar nga foltorja e Kuvendit përplasjet e ashpra mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, ku nuk munguan as fyerjet e ndërsjella. Sipas Bashës, Rama erdhi në Kuvend i droguar dhe nxori të gjitha vulgaritetet e zakonshme. "Rama erdhi këtu në gjendje të droguar dhe nxori vulgaritetet e zakonshme me shpresën se këto do dominojnë lajmet. Mashtrimet bajate dhe gënjeshtrat e trasha që futi nuk e shpëtojnë dot. Vetë Zëri i Amerikës ka publikuar faktin se Rama është një kryeministër falso dhe ka ardhur në pushtet me banda dhe paratë e drogës", u shpreh Basha. Kreu demokrat iu rikthye sërish investigimit të publikuar një ditë më parë nga Zëri i Amerikës dhe akuzoi qeverinë për lidhje me krimin. "Mbrëmë Zëri i Amerikës ka publikuar një hetim të thelluar, i cili bazuar mbi të
dhëna tregon sesi Edi Rama e mori pushtetin me ndihmën e bandave kriminale dhe parave të drogës. Dosja 339 tregon për aq sa është zbuluar se në 4 qarqe Edi Rama ka trakuar këtu jo deputetë, por kukulla të krimit. Kjo nuk është e re. Denoncimin e parë e kam bërë unë
".

Ora 13:19
Rama-Berishës: Dhe leje për 15 HEC-e, iu fshihesh tropojanëve si skuth

Kryeministri Edi Rama foli në Kuvend edhe për 15 HEC-et e miratuara nga qeveria e kaluar me firmë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Rama iu drejtua Berishës se po iu fshihet si skuth tropojanëve. Kreu i qeverisë tha se ai ia doli të anulojë 13 nga 15 HEC-et e Berishës. "Ti e shkatërrove Valbonën, që tani fshihesh si skuth dhe nuk ke guxim t’u dalësh përpara atyre tropojanëve të tu e t’i thuash se “Unë e shkatërrova Valbonën”. Dhe 15 leje për hidrocentrale në Valbonë, prej të cilave ne anuluam 13 dhe dy nuk i anuluam dot për të mos shkuar në arbitrazh prej kontratave që na kishit lënë ju”, u shpreh Rama.

Ora 13:05
Debate të ashpra në Kuvend/ Rama: Familjes time i ha ato që nuk thuhen. Berisha: Je fundërrinë (VIDEO)

TIRANË - Përplasje të ashpra në Kuvend mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ish-kryeministri akuzoi bashkëshorten e Ramës se është aksionere te ABI Bank. Por përgjigjia e kreut të qeverisë ishte e menjëhershme duke iu drejtuar Berishës se ai familjes së tij "i ha ato që nuk thuhen". As përgjigjia e Berishës nuk vonoi kur iu drejtua Ramës me fjalët "fundërrinë që u merr shokëve gratë, je njeri që mohon djalin tënd". Kjo është përplasja e parë direkte mes kreut të qeverisë dhe parardhësit të tij në Kuvend ku nuk kanë kursyer as akuzat dhe ofendimet e ndërsjella. 

 

Debati në Kuvend mes Ramës dhe Berishës

Edi Rama: Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrjet nga enti rregullator i bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin. Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhash përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s'do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë. 

Sali Berisha: Na thuaj pak Madam Basha ka aksione në bankën offshore? Na thuaj pak si shkove dhe u ktheve me bisht në shalë në Berlin dhe s'të dhanë asnjë takim. E treta, unë u largova nga aktiviteti dhe kam refuzuar çdo lloj ftese. Unë përfaqësoj zgjedhësit në këtë parlament. Kam marrë përtej oqeanit ftesa nga shumë njerëz. Unë i kam ndërprerë udhëtimet zyrtare. Nuk jam person që përfaqësoj një forcë politike, por përfaqësoj veten time. Unë marr ftesa, por nuk udhëtoj për qëllime zyrtare. Unë udhëtoj kur të më teket. Me SHBA kam arritur aty ku ti nuk arrin dot kurrë.

Edi Rama: The që nuk del jashtë shtetit jashtë shtetit, por t'i shkon në Bundestag dhe nuk lë gjë pa thënë për vendin. Unë të pyeta, ti me dash e kalon dot oqeanin apo jo? Kam pas një shok si ty unë që nga bankat flsite si trim i madh. Unë mendoj se nderi i vendit e do që unë të jem i dëshiruar që ti ta kalosh oqeanin nëse do. Bërë mirë që u përgjigje ashtu, por ke kujdes sepse e mbylle fjalën me një çështje që skishte lidhje fare me pyetjen time dhe me shqetësimin tëndë. The që unë i kam hyrë një loje të rrezikshme. Është Luli që ka pguar para për një fotot me Trump. Akuza jote se kam paguar 20 mln dollarë për të paguar presidentin e Amerikës, jo mua, sepse ai është i ndaluar të bëjë një gjë të tillë. Po ta përsëris ti je njeri që je marrë me gratë dhe me mbesat. Ti je njeri që s'ke kanun dhe s'ke moral, as kushtetutw, as nder… Por t'i gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen.

Sali Berisha: Ti je fundërrinë që u merr shokëve gratë. Ti shet çdo moral mor horr. Ti je njeri që mohon djalin tënd. Ti je fundërrinë njerëzore. Njeriu që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, inçest, fundërrinë njerëzore.

Edi Rama: Vetëm ilustrove atë që të thashë, që nuk ke lidhje me asnjë libër të vjetër a të ri të rregullave të bashkëjetesës shqiptare. Në vitin 2000 ti bashkë me disa rreth teje ke fabrikuar dokument fals, sipas të cilit unë kam bërë gjyq dhe unë kam mohuar atësinë e djalit tim, je ti që e ke bërë këtë gjë, e ke ushqyer, ke shkaktuar dhimbje e lot në familjen time, por e ndolle Sali, vizat e mallit, të bardhë, të bardha, e ndolle, unë nuk kam lidhje as me vizat e mallit as me vizat e bardha ti shiko vizën e kuqe që të ndan ty me anen tjetër të Oqeanit.

Sali Berisha: Çfarë i tha Besnik Mustafajt, tre gjera i tha: nuk vjedh, nuk vras dhe nuk marr gruan e shokut, ja the o i pafytyrë, ja ke thënë apo jo, fol këtu... Ka dokument, i ka botuar Ymer Baze që të mban peng me dosjen e djalit, të gjyqit. I ke të botuara dhe nesër do i shohësh të ribotuara, ja ku është... nuk është këtu Ilir Meta se është president, ai të ka detyruar per të njohur djalin se nuk do të votonte për kryetar bashkie. Edhe kafshën, edhe derrin, lopën, gomarin, qenin po ta shohësh që nuk kujdeset për këlyshin do ta heqësh qafe, ky ishte për ta heq qafe, një njeri që i bën fëmijës së vet nuk meriton të jetë njeri, ai që ja bëri rri në zyrën e tij. Se ai ka origjinalin, ka kartelën klinike, dosjen gjyqësore e dinë mirë të gjithë.

Pikënisja e debatit mes Berishës dhe Ramës ishte intestigimi i redaksisë së Zërit të Amerikës në Tiranë për të sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të VOA dhe opozitës kur tha se Zëri i Amerikës është shndërruar në zëdhënës të "kazanit" të Tiranës. Kreu i qeverisë deklaroi se komunikim zyrtar e ka me Uashingtonin dhe Shtëpinë e Bardhë, ndërsa njoftoi se pas fjalës në Kuvend do të ketë një komunikim direkt me vetë Shtëpinë e Bardhë. Rama iu drejtua me një pyetje direkte edhe ish-kryeminsitrit Sali Berisha kur e pyeti se a e kalon dot Oqeanin për në SHBA... 

"Këta thonë këtu e tha Zëri i Amerikës, e tha Amerika. Për të dytën herë VOA bëhet zëdhënës i "kazanit" të Tiranës, e dyta herë për një kohë shumë të shkurtër. Herën e parë e demonstruam me qindra faqe të dokumentuara të gjithë gënjeshtërsinë. Meqë ju e doni me Amerikën, meqë i dini shqiptarët të paditur, sa mund t'i tërhiqni pas vetes duke iu thënë se e ka Amerika unë iu them se me SHBA kjo qebveri dhe unë personalisht komunikojmë drejtpërdrejt dhe pas kësaj fjale do të jem i detyruar t'ju lë sepse do të jem në pritje të një komunikimi të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë dhe dhe varësi të sa do të jem i autorizuar t'ju them, do t'ju informoj. Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrjet nga enti rregullator i bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin. Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhash përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s'do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë", u shpreh Rama. 

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu përgjigjur Ramës i cili tha se ai nuk udhëtonte dot më drejt SHBA, deklaroi se ai kishte zgjedhur vetë të mos udhëtonte më. Berisha tha se ai i ka ndërprerë udhëtimet zyrtare dhe pse merr ftesa vazhdimisht. "Unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare. Kjo sepse nuk jam person që përfaqësoj më një forcë politike. Përfaqësoj veten time. prandaj Edi, që ta dish ti, çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund. Kur të më teket Edi Rama, në SHBA dije mirë di, kam arritur aty ku ti nuk mund ta rrish kurrë... Kam qëndruar në pozicionin dinjitoz", tha Berisha. 

Debatet e plota në Kuvend, kliko këtu

Ora 13:00
Rama tha se nuk shkon në SHBA, Berisha: I kam ndërprerë udhëtimet edhe pse marr ftesa

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu përgjigjur Edi Ramës i cili tha se ai nuk shkonte dot më drejt SHBA-ve (Lexo këtu), deklaroi se ai kishte zgjedhur vetë të mos udhëtonte më. Berisha tha se ai i ka ndërprerë udhëtimet zyrtare dhe pse merr ftesa vazhdimisht. "Unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare. Kjo sepse nuk jam person që përfaqësoj më një forcë politike. Përfaqësoj veten time. prandaj Edi, që ta dish ti, çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund. Kur të më teket Edi Rama, në SHBA dije mirë di, kam arritur aty ku ti nuk mund ta rrish kurrë... Kam qëndruar në pozicionin dinjitoz", tha Berisha. 

Debati mes Ramës dhe Berishës 

Edi Rama: Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrjet nga enti rregullator i bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin. Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhash përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s'do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë. 

Sali Berisha: Unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare. Kjo sepse nuk jam person që përfaqësoj më një forcë politike. Përfaqësoj veten time. prandaj Edi, që ta dish ti, çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund. Kur të më teket Edi Rama, në SHBA dije mirë di, kam arritur aty ku ti nuk mund ta rrish kurrë... Kam qëndruar në pozicionin dinjitoz...

Edi Rama: S'të pyeta e ke marrë ftesa nga SHBA. Bëre një gabim, the nuk dal jashtë shtetit për arsye pune. Ti merr për krahu Fatmir Mediun dhe shkon në Bundestag e ç'a nuk thua për Shqipërinë. Informon edhe ndjekësit e tu dixhital. Unë të pyeta, ti me dash e kalon dot Oqeanin apo jo? Sali, kam pasur një shok si ti, i cili kur fliste nga bankat ishte trim i madh. Unë po të them kaq, jam shumë i dëshiruar dhe mendoj se nderi i vendit, i asaj zyre ku unë jam sot e ti ke qenë dje, e do që unë të jem i dëshiruar që ti vërtetë ta kalosh Oqeanin nëse do. Por mënyra si më përgjigjesh më bën të mendoj se ka një problem. Bëre mirë që u përgjigje ashtu sepse këtë herë do ta bëj pyetje, ki kujdes sepse e mbylle fjalën me një çështje e cila s'kishte lidhje me pyetjen time, the që unë i paskam hyrë një loje të rrezikshme. Më ngatërrove mua me Lulin sepse na sheh si të afërt, por është Luli që ka paguar para Sali, përmes miqve rus për të bërë një fotografi. 

Ora 12:38
Rama pyet Berishën: A e kalon dot Oqeanin drejt SHBA? Unë sot kam komunikim 'live' me Shtëpinë e Bardhë

Opozita shfrytëzoi një intestigim të redaksisë së Zërit të Amerikës në Tiranë për të sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të VOA dhe opozitës kur tha se Zëri i Amerikës është shndërruar në zëdhënës të "kazanit" të Tiranës. Kreu i qeverisë deklaroi se komunikim zyrtar e ka me Uashingtonin dhe Shtëpinë e Bardhë, ndërsa njoftoi se pas fjalës në Kuvend do të ketë një komunikim direkt me vetë Shtëpinë e Bardhë. Rama iu drejtua me një pyetje direkte edhe ish-kryeminsitrit Sali Berisha kur e pyeti se a e kalon dot Oqeanin për në SHBA... 

"Këta thonë këtu e tha Zëri i Amerikës, e tha Amerika. Për të dytën herë VOA bëhet zëdhënës i "kazanit" të Tiranës, e dyta herë për një kohë shumë të shkurtër. Herën e parë e demonstruam me qindra faqe të dokumentuara të gjithë gënjeshtërsinë. Meqë ju e doni me Amerikën, meqë i dini shqiptarët të paditur, sa mund t'i tërhiqni pas vetes duke iu thënë se e ka Amerika unë iu them se me SHBA kjo qebveri dhe unë personalisht komunikojmë drejtpërdrejt dhe pas kësaj fjale do të jem i detyruar t'ju lë sepse do të jem në pritje të një komunikimi të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë dhe dhe varësi të sa do të jem i autorizuar t'ju them, do t'ju informoj. Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrjet nga enti rregullator i bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin. Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhash përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s'do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë", u shpreh Rama. 

Ora 12:31
Basha-Ramës: Hapni rrugën për një qeveri kalimatare ndryshe do të të shkulin nga ajo karrike

Pas fjalës së deputetes Reme Lala fjalën për replikë e ka marrë kryedemokrati Lulzim Basha duke zgjedhur që ti drejtohet vetë kryeministri Edi Rama, tashmë të pranishëm në sallë. Në fjalën e tij Basha tha se: “Teatër i shëmtuar ky që sapo pamë. Thjesht kërkohet një pazar tjetër. Dhe kriminelat e Dibrës, Lezhës e Shijakut e tha dje VOA. Jeni një maxhorancë e ardhur nga banditët. Hapni rrugën për një qeveri kalimatare. Ty të parin do të të shkulin nga ajo karrike. S’do ketë lobist që të të shpëtojë lëkurën,”- replikoi Rama.

Ora 12:25
Reme Lala-Bashës: Ke kërkuar takim me Ymer Lalën për të bashkëpunuar, do t'i them të gjitha (VIDEO)

Deputetja e Qarkut të Dibrës, Reme Lala i është përgjigjur akuzave të kreut demokrat, Lulzim Basha, në adresë të babait të saj. Nga foltorja e Kuvendit, Reme Lala tha se kreu i opozitës ka takuar dhe i ka kërkuar disa herë bashkëpunim Ymer Lalës. "Z.Basha, disa ditë më parë i the z.Balla se do t'i bije me grusht pse të përmendi emrin e vajzës, si instikt i babait. Me dashurinë për babain tim dhe krenarinë që kam se jam vajza e tij, një ditë do të tregoj sa herë ke kërkuar për të bashkëpunuar me babain tim. Do i them me data dhe me emra tyë saktë, të atyre njerëzve dhe atyre miqve të nderuar që do kenë burrërinë ta thonë hapur, sesa herë ke kërkuar takim me Ymer Lalën. Por këto do t'i them njëherë tjetër...", u shpreh Reme Lala. 

Më herët, Basha akuzoi Ymer Lalën se ka blerë votat në Dibër për të nxjerrë fitues kandidatin e PS, Muharem Rama në zgjedhjet e fundit vendore. 

Ora 11:56
Kryemadhi sulmon Anila Denajn: Ministre prej lidhjeve me Ramën, do isha krenare të bëhej Balla

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka sulmuar nga foltorja e Kuvendit ministren e re të Financave, Anila Denaj. Kryemadhi tha se ajo u bë ministre prej lidhjeve me familjarët e kryeministrit, ndërsa shtoi gjithashtu se përpara asaj meritonin të bëheshin ministra gratë dhe burrat socialistë. Kryemadhi iu drejtua edhe Ballës se do ishte krenare ta shihte atë ministër në kabinetin qeveritar. "Për hir të shoqërisë tënde me familjarët e tij, ke marrë përsipër një punë shumë të vështirë. Je e gatshme të sakrifikosh fëmijët e tu për Edi Ramën? Se Edi Rama nuk i sakrifikon fëmijët e tij për ty. Ne duhet të sjellim një model tjetër. Në këtë arenë jemi gladiatorë dhe gladiatore. Kur të dalë dhe të marrë votat si gratë socialiste, atëherë ka të drejtë të flasë si ato. Pse nuk paska gra dhe bura socialistë për të qenë ministër në qeveri? Ti i pari (i drejtohet Taulant Ballës) mund të ishe ministër dhe unë do ndihesha shumë krenare që ti të ishe ministër edhe me problemet që ke ti, sepse do ishe një socialist që ke qenë që në kohën e Fatos Nanos. Por ai nuk ju do ju. Ai e do PS për të pastruar paratë e pista dhe për të mbledhur paratë që i kanë humbur. Ju nuk keni asgjë të përbashkët me të. Ai nuk iu do ju, sepse ju nuk keni asgjë të përbashkët me atë. Ju nuk jeni si ai, sepse ai është njeri artist me shpirt të hapur, ndërsa ju jeni fshatarë. Edhe kur erdhi nga Parisi me thonj të paprerë siç thoshte Fatos Nano dhe sot që është kryeministër, është i njëjti", tha Kryemadhi. 

Ora 11:19
'Ç'a ka ndodhur Monika'?/ Balla 'thumbon' Kryemadhin në Kuvend: Rakordohuni pak me Lulin

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetët e PD u bënë pjesë e një incidenti në sallën e Kuvendit kur tentuan të largojnë nga foltorja ministren e re të Financave, Anila Denaj, e cila mbajti fjalimin e parë përpara deputetëve. LSI ishte kundër kësaj sjellje të PD dhe asnjë prej deputetëve të saj nuk u ngrit. I vetmi që la ulësen ishte Luan Rama por edhe ai për normalizimin e situatës, kur i kërkoi Bashës ta lejonte Denajn të fliste. Ky detaj nuk iu shpëtoi socialistëve. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, thumboi Monika Kryemadhin kur iu drejtua se nuk po rakordohet me Lulin edhe pse janë të dy pjesë e aksioneve të opozitës. "Mëso edhe ti Monika, se je që në 2001 deputete, me një ndërprerje të shkurtar 2005-2013. Keni interpelancën, seancën e pyetje-përgjigje, mocion me debat. Të lutem Monika, ç'a ka ndodhur që nuk po mrakordoheni me Lulin? Rakordohu pak me Lulin...", iu drejtua Balla, Kryemadhit. 

Ora 11:18
Basha me mendjen tek investigimi i ‘VOA’: Tik-tak po afron ora, thirrini mendjes

Për herë të dytë kryedemokrati Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend ka bërë thirrje që kryeministri Edi Rama të ishte në Kuvend për të dhënë përgjigje ndaj skandalit të publikuar në ‘VOA’: Makijazh dhe fasadë këtu ska për të pasur më. Keni zhytur vendin në krizë. Ju veproni me kod mafioz, ju hani dhe pini me kriminelët. Keni marrë zgjedhjet peng dhe e keni mbushur me kukulla kabinetin. E di gjithë bota se si e morët pushtetin në 2017. Kur e lidh fatin me Ymer Lalën nuk e çan kokën për dibranët e thjeshtë. Ky parlament nuk është i juaji, thirrini mendjes. Tik-tak po afron ora. Thirreni këtu Ramën, ai është padroni i Vangjush Dakos dhe Damian Gjiknurit.

Ora 11:13
‘Ulu more aty, mos më çaj tr*pin, skizofren’, Vasili lëshon gojën ndaj Ulsi Manjës (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka lëshuar gojën ndaj deputetit Ulsi Manja teksa po merrte fjalën në foltoren e Kuvendit. Në një debat të ndezur nga vetë ai për arsyen: Pse më sheh?, Vasili degjeneroi me fjalorin e tij duke i thënë Manjës: Ulu aty mos na çaj tr*pin, mos na çaj b*thën. Ulu aty skizofren, budalla. Ulu aty do na tregosh ti parlamentin. Ulu aty, mos na çaj…

Ora 11:04
PD rrethon foltoren, LSI kundër, Luan Rama-Bashës: Uluni, lëreni Demajn të flasë se është femër

Nënkryetari i LSI-së, Luan Balla i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të ulen në mënyrë që ministrja e Ekonomisë, Anila Demaj të vazhdojë fjalën e saj. Mësohet se Rama i ka thënë Bashës: Uluni, uluni, është femër. Qëndimin e nënkryetarit e kanë ndjekur të gjithë deputetët e LSI-së, të cilët ndryshe nga aleatët e tyre të PD-së, nuk e kanë bllokuar foltoren e Kuvendit por kanë zgjedhur të qëndrojnë të ulur në vendet e tyre. 

Ora 11:01
‘Uluni, mos më detyroni të marr masa’, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, tentojnë të largojnë ministren Anila Denaj (VIDEO)

Deputetët e PD-së kanë bllokuar foltoren e Kuvendit gjatë fjalës së ministres së Ekonomisë, Anila Demaj. Gjatë gjithë kohës, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka bërë thirrje për qetësimin e gjakrave: Z.Basha, uluni poshtë. Mos më detyroni të marr masa. Më tepër respekt për zonjën, aq më tepër që e ka për herë të parë.

Basha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren e kuvendit
Ora 10:51
Basha kërkon qeveri tranzitore dhe kërcënon: Pranonin propozimin tonë ose populli do e pastrojë këtë sallë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se salla e këtij institucioni është kthyer në një bodrum krimi dhe i vetmi që mund ta pastojë është popoulli. Basha artikuloi sërish tezën e tij për qeveri kalimtare dhe paralajmëroi se nëse Rama nuk e pranon këtë propozim atëherë do të jetë populli që do ta pastojë sallën e Kuvendit. 

“Në këtë Kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit. Se dini se përse jeni këtu. Jeni këtu për shkak të një grushti kriminelësh që iu kanë kapur prej rrobash. Gjithçka që kemi thënë është vërtetuar dhe është publikuar nga mediat më serioze të botës. Rama është njeriu që ka përgjegjësinë për shndërrimin e parlamentit nga tempull të demokracisë në bodrum krimi. Hipokrizia merr fund sot. Sot nuk kemi temë më të rëndësishme për të diskutuar se sa mënyra se do të zgjidhet kjo krizë: Ose përmes propozimit të opozitës përmes një qeverie kalimtare dhe jo një qeverie kukullash enigmatike për të justifikuar largimin e atyre që duhet të jenë në burg, sipas përgjimeve që janë bërë publike, ose, ndryshe në këtë sallë, mund dhe duhet ta pastrojë ai të cilit kjo sallë i takon, popullit shqiptar!”  

Ora 10:38
Kuvendi/ Berisha: Edvini hapi ekspozitë prandaj i vunë drynin parlamentit. Ruçi: S’ka lidhje fare, thjesht u lamë kohë Komisioneve

Fjalën i pari për seancën e sotme e mori ish-kryeministri Sali Berisha. Në fjalën e tij, Berisha bëri “me faj ” ekspozitën e hapur në Berlin të kryeministrit Edi Rama për anulimin e seancës parlamentare të enjten e kaluar.

“Shqiptarët e urrejnë deri në palcë. Urretja popullore po rritet. Asgjë nuk e shpëton Edvinin tuaj. Me ç’motiv i vutë drynin parlamentit ditën e enjte?,”-tha Berisha.

Replika erdhi nga vetë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi: Në datën 24 nuk ka pasur në kalendar seancë plenare sepse sesionin filluam më datë 21. Nuk ka lidhje fare me kryeministrin, thjesht u është lënë koha komisioneve që të përgatisin agjendën e sotme të parlamentit.

Ora 10:29
PD kërkoi pushim, Balla: Thuajeni troç, s’ju është zgjuar akoma Luli

Pas kërkesës së PD-së për 30 minuta pushim, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ironizoi situatën, duke u shprehur se seanca ka nisur më herët se zakonisht dhe se kryedemokratit Basha nuk i ka dalë gjumi. “Kërkesa për pushim është gjithmonë në lidhje me rendin e ditës. Ju lutem mos ta bëjmë qesharake punën e Kuvendit. Ne të vijojmë me punën normale, në momentin që ju të jeni prezent në sallë le të fillojmë. Thuajeni troç, keni vënë Lulzim Bashën të parin në listë dhe ai nuk vjen dot para orës 10 dhe jemi në rregull.”

Ora 10:24
Ende pa nisur mirë seanca, PD kërkon 30 minuta pushim

Ende pa nisur mirë seanca plenare në Kuvend, Partia Demokratike ka kërkuar 30 minuta pushim për të bërë një mbledhje të shkurtër grupi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 31/01/2019 23:22

    Basha ne qeverri me 36 gusht kur te piqen rrushte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës

Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës