Rikthehet në detyrë gjyqtari i vettingut Luan Daci, Gjykata e Apelit shfuqizon masën e pezullimit

Gjyqtari i vettingut, Luan Daci rikthehet në detyrë.  Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit, e cila pezulloi  Luan Dacin nga detyra e gjyqtarit të KPA. Pas këtij vendimi, nga e hëna Daci mund të rikthehet në detyrë.

"Nuk jam pyetur pse jam larguar apo nuk jam larguar. Asnjëherë në jetë", ky ishte komenti shkurt i Luan Dacit pas vendimit. Ndërsa avokatët thanë se vetëm Gjykata Kushtetuese përcakton pezullimin nga detyra.

"U vendos shfuqizimi i vendimit të shkallës së parë të Gjykatës së Posaçme. Thënë më thjesht zoti Daci vazhdon të jetë në detyrë. Hetimet vazhdojnë. Por ne jemi të bindur që gjyqet të bëhen si ky i sotmi. Këtu u zbatua akti normativ dhe detyrimi i ruajtjes së sekretit profesional. Nuk kishte interesim nga ONM", tha avokati Andi Duraj.

"Vendimi i sotëm që e shfuqizon tregon mos bazueshmërinë në ligj parimisht të gjykatës së shkallës së parë. Nuk shtrohet çështja për përgjegjësinë penale apo jo. Ndërkohë që kushtetuta e përcakton që vetëm mbledhja e Gjykatës Kushtetuese mund ta bëjë pezullimin. Shfuqizimi në tërësi kështu përkthehet që parimisht gjëja nuk qëndron pa hyrë farë në detaje", tha avokati tjetër, Jordan Daci.

Luan Daci u pezullua në 20 maj të këtij viti dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion pasi u akuzua për fshehu të kaluarën e tij duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997.

SPAK e akuzon për falsifikim të dokumenteve Dacin, i cili në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Luan Daci është gjyqtari i KPA i përfshirë në një skandal pasi rezulton se ka kryer falsifikim të dokumenteve. Pikërisht ky gjyqtar ka shkarkuar dhjetëra prokurorë e gjyqtarë duke u mbështetur në kriterin moral, profesional dhe pasuror.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • era: 06/06/2020 11:20

    Tju vij turp aty doli e zeza mbi te bardhe dhe ai akoma me pune Luan Daci turp i madhe per ne shqiptaret te beje veting ky gjyqstare qe ka fillsifikuar dhe mashtrua cfar do te kerkoje ky gjyqtareve dhe prokuroreve qe po ju kontrollohet edhe kusheriri i shtate( per disa se per disa te tjere as femijet dhe grate nuk ju kontrollohen) shqiperi hesapi si te doje Ulsi Manja dhe Edi Rama. Shqiperia perfundimisht nuk behet.

    Përgjigju
  • Niku: 05/06/2020 22:03

    Me shkarkimin e tij dhe mospagimin gjate viteve te asnje takse apo tatimi ne shtet shoku Luan ka fituar besimin e publikut te gjere si shqiptar ashtu dhe publikut Usa dhe Be..... Gjithe gjyqtaret duhet ta marrin shembull biles ta ken si reference kur plotesojne dokumentat... Bravo shoku Luan ...Ne Albanezet ,Usa dhe Be Jemi krenare per ty... keshtu vazhdo dhe mos harro tu kerkosh atyre te vetingut ndonje leke qe kane vjedhur ne vitin 1989 kur ju nen udheheqjen e partise se punes ushtonit zanatin e veterinerit... P.S Bravo shoku Luan , fitore e shkelqyer... nga fitorja ne fitorje PERPARA

    Përgjigju
  • liku: 05/06/2020 20:12

    Shume zhurme per asgje mbroni njeri tjetrin se te gjithe njelloj jeni

    Përgjigju
  • None: 05/06/2020 19:35

    Nuk ka rendesi fare procedura e procesit penal, nuk jam jurist dhe nuk e kam idene shume. Por problemi eshte shume i thjeshte, ka genjyer apo jo ? Ketu eshte rasti dukshem po. Nuk e di, ku do e gjeje kurajon ky njeri kur te gjykoje te tjeret!!! Thjesht, nuk mund te kete moralin e duhur per te bere ate pune.

    Përgjigju
    • besi: 05/06/2020 20:59

      ka nje problem ligji ketu nuk ka detyrim te tregoje masat e meparshme vetem ato ne fuqi. Si gjithmone politikanet e dashur lene vende bosh neper ligje qe ta gjejne bishtin kur te duan

  • Populli: 05/06/2020 19:02

    Fitore perpara atdheun ta cojme

    Përgjigju
  • Usa: 05/06/2020 18:51

    Fati i Luanit qe ka futur mik tek gjyqtaret Yori Kim dhe Calaveren. Mbreti (reforma ne drejtesi) vdiq. Rrofte mbreti.

    Përgjigju
  • vetingu...: 05/06/2020 17:05

    Haaaa. Na rrofte rreforma. Jepi Luan forca.

    Përgjigju
    • Bona: 07/06/2020 07:17

      Fatkeqesia e radhës. Nuk mund të marrësh drejrësi nga njerez që nuk e kanë aftësinë dhe forcën për ta dhënē atë .

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë