Rikthehet në edicionin e katërt ‘MIK festival’ në Korçë! Mula: Promovon arritjet më të mira të artit kombëtar

TIRANË- Afruar tek publiku si mik i artit dhe shpirt lirik, për të katërtin vit radhazi në 24 korrik do të startojë në edicionin e tij të  katërt “MIK Festival” në Korçë.

Jo vetëm në qytetin e serenatave, por koncerti Festival i Muzikës Internacionale të Korçës do të ndalet këtë herë në Kolonjë edhe në një ndër vendet më piktoreske për bukurinë e natyrës që ofron në Liqenin e Prespës.

Në konferencën prezantuese të mbajtur me artistë, ideatorja  e festivalit, sopranoja e njohur Inva Mula shprehet se qëllimi kryesor i këtij projekti artistik  është të  frymëzojë të rinjtë dhe të promovojë në vazhdimësi arritjet më të mira të artit kombëar.

 “Kjo buqete e bukur e “mik festival” ka për qëllim që mos të profilizohet në një zhaner të muzikës, por të jetë një fresk me faqe të vërteta të zhanreve të ndryshme ku bashkohen të gjitha artet bashkë për të dhënë më të mirë e këtij festivali dhe nivelin artistik të Mik Festival dhe të qytetit të bukur që na mirëpret në një nivel sa më të lartë artistik”, tha Mula.

Festivali do të ketë ndërthurje të elementëve të etnografisë, kulturës, shfaqje baleti por edhe këngëtarët të muzikës së lehtë,  ku nuk do të mungojë dhe performanca e artistit të talentuar në violinë Olen Çezari.

“Brenda këtij aktiviteti, do ketë edhe dy artistë më në zë  të muzikës pop, Anxhela Peristeri pjesëmarrëse e Eurosong dhe Alban Ramosaj. Ky festival i dedikohet fëmijëve, rinisë së  Korçës. Për t’u kthyer në një retrospektivë të muzikës së  filmave shqiptarë, të cilat kanë qenë filmat që na kanë rritur , na kanë dhënë modelin më të bukur dhe që na kanë ngelur në memorie, tha Mula.

 “ Të bësh një koncert në mes të një liqeni në ishull si mund t’i thuhet jo një propozimi të tillë. Në këtë koncert do marr pianistin , që është dhe krahu im i djathtë Michael Rodi”, tha Olen Çezari.

Me misionin për të risjellë trashëgiminë e pasur të kontribuuesve të artit ndër shekuj, Muzika Internacionale në Korçë do të vijojë me disa shfaqje koncertesh në data 24 dhe 25 korrik .

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet