Rikthehet në skenë Yllka Mujo në rolin e mbretëreshës Herodia

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" do të ngjis në skenë më 13 prill dramën “Salome”, të shkruar nga Oscar Wilde. Premiera me regji nga Carlo Sciaccaluga iu është besuar aktorëve të njohur shqiptarë, por edhe disa të rinjve të këtij teatri. Puna për këtë dramë ka nisur prej disa ditësh dhe rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve të njohur, por dhe emrave të rinj të teatrit. Për dramën “Salome”, që do të jetë premierë në teatër aktorja Yllka Mujo vjen në rolin e mbretëreshës Herodia.

Ndërsa Salome do të interpretohet nga aktorja Ermira Hysaj dhe Jokanan vjen i interpretuar nga aktori Vin Bejleri. “Salome” Një nga veprat që ka njohur suksesin në botë dhe në skenën tonë do të vijë nga regjisori Carlo Sciaccaluga, i cili dhe më parë ka qenë me veprat teatrore në këtë teatër.

Tragjedia “Salome” është e cilësuar si një nga kryeveprat e Oscar Wilde provokon emocione tronditëse dhe rrëqethëse të një pasioni të pazakontë. Salome, Princesha e Judese, vajza e mbretëreshës Herodia, gruaja e mbretit Herod, i cili vrau vëllain dhe u martua me gruan e tij, dashurohet e fiksohet ndaj profetit Jokanan dhe kur ai e përbuz dhe nuk e pranon, ajo duke shfrytëzuar perversitetin e Herodit që e dëshiron aq shumë Salomenë, i kërkon dhuratë kokën e prerë të Jokananit.

Ajo arrin deri aty sa të përkëdhel e puth me një pasion të shfrenuar kokën e prerë të Jokananit sa Herodi tmerrohet dhe urdhëron vrasjen e Salomesë. Vepra “Salome” është vënë në shumë skena të botës nga regjisorë të ndryshëm. Por dhe Ricard Shtraus ka kompozuar një opera me të njëjtin titull. Po ashtu dhe aktori i njohur hollivudian Al Pacino ka realizuar një film të mrekullueshëm, por nuk kanë munguar dhe të tjera projekte me këtë vepër.

 

G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Pezullohet nga detyra shefi i komisariatit të Lezhës, Nik Nikolli, prokuroria nis hetimet mbi kanabisin e zbuluar disa ditë më parë