Kreu i shtetit rikthehet sërish në idetë e tij “sovraniste” dhe kundër ambasadorëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë në Shqipëri! Meta tha se Edi Rama bashkë me disa diplomatë që i mbanin iso, kanë gisht në minimin e votimeve për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë arsye nuk është ngritur ende si institucion. Meta tha se për Gjykatën Kushtetuese, vetëm Bundestagu dhe Presidenti kanë ndihmuar dhe kontribuuar që ky institucion të ngrihet, duke akuzuar KED, Ramën dhe të tjerë diplomatë, pa përmendur emra, për pengim të ngritjes së Kushtetueses.
"Ndoshta jam një nga njohësit më të mirë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Unë kam thënë prej vitesh që nuk ka çelje të negociatave. Bundestagu e ka treguar qartë ndër vite. Gjuha e Merkelit është pak me e butë dhe diplomatike. Bundestagu ka 3 vjet që e ka kush hetimin zgjedhor, dosjet 339 dhe 184. Këto kushte kanë qenë aty, ne nuk kemi dashur vetë t’i plotësojmë. Qeveria vetë nuk ka dashur. Unë bëra çdo gjë që Shqipërisë t’i pakësoheshin kushtet. Presidenti ishte ai që kërkoi menjëherë vetëm dy institucione në maj në krizën e çmendur të parazgjedhjeve lokale, vetëm dy institucione bënë përpjekje maksimale që mos të shkonim në palozgjedhje, Bundestagu dhe Presidenti, që mori iniciativë, krijoi tryeza, dhe kryeministri nuk iu përgjigj se kishte bërë plan me kohë që si do t’i merrte zgjedhjet. Ashtu siç bënë dhe shumë diplomatë këtu që i bënin iso Ramës dhe krijuan iluzionin sikur do çeleshin negociatat", tha Meta në Syri.net
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.9%
-
Pak
8.9%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 3188
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK
23 Prill, 22:02
-
Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar
23 Prill, 21:39
-
Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë
23 Prill, 21:00
-
‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin
23 Prill, 19:49
-
'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: Kush ka mendim ndryshe le të ngjitet në një paralele më të gjatë se ajo që hipa unë
23 Prill, 19:43
-
Jakin Marena: Meta ‘heq’ dorë nga Monika, ‘josh’ pa dobi Berishën dhe ‘nyja’ Argita
23 Prill, 19:10
-
Tradhtar i Ilir Metës? Braimllari në 'Frontline Interview' zbulon kulisat brenda partisë: Nëse ndalon me statut nepotizmin bën ligj anti-Monika
23 Prill, 18:51
-
Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta
23 Prill, 18:27
-
Sulmet ndaj SPAK, avokat Beqiri: Meta në hall të madh, po i shtrëngohet laku! Do të shpëtojë miliardat, kreu i PL-së pronar i kompleksit në Velipojë
23 Prill, 18:00
-
'SPAK duhet mbështetur', Dashamir Shehi në 'Studio Live': Sulmet e Metës, halle personale! Opozitës i duhet trajektore e re
23 Prill, 17:25
-
Meta sulmon sërish Dumanin: S'i druhem arrestimit nga një prokuror që s’di të thotë dy fjalë! Jam i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët
23 Prill, 16:35
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
Jepi Like te lumte goja, tregoja vendi armiqeve qe flasin kunder teje. Tu je ai qe ke ne dore integrimin, burre zakoni, trim, s'ta ha qeni shkopin vetem se ke harruar nje gje te vogel,ke veshur minifundin e Mones dhe ajo pantallonat è tua.
PërgjigjuDiversion tipik i katunarit "sovranist".
Përgjigju