'Rikthim në shtëpi', Vllaznia prezanton afrimin e parë në merkato

'Rikthim në shtëpi', Vllaznia prezanton afrimin e parë në merkato

Ildi Gruda

Ildi Gruda është futbollisti i ri i Vllaznisë. 23-vjeçari është prezantuar nga shkodranët, teksa Gruda ka firmosur për tre sezonet e ardhshme. Djaloshi luan në krahun e djathtë të sulmit dhe në rolin e "pykës", teksa bie në sy për shpejtësinë dhe driblimet e tij.

"KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ildi Gruda. Sulmuesi shkodran ka firmosur tashmë kontratën dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për tre vitet e ardhshme. Ai rikthehet në shtëpinë e tij dhe ne padyshim që i urojmë sa më shumë suksese me fanellën kuq e blu", njofton Vllaznia.

Gruda ka dalë nga moshat e Vllaznisë, teksa ka provuar të jetë pjesë edhe e Valleta në Maltë. Prej 2020, Gruda ishte për tre sezone pjesë e Teutës, ekip me të cilin fitoi katër trofe. Duket se në Shkodër kanë ndërruar politikën e merkatos, duke afruar lojtarë të afirmuar dhe me moshë të re.

Ildi Gruda

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos, prefekti largohet

VIDEO/ Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos, prefekti largohet