Rikthim në stolin e kombëtares, Ponari: Doukas njeh mentalitetin shqiptar, verë me emocione për basketbollin shqiptar

Në prag të grumbullimit me datë 10 korrik për kualifkueset e Europianit është prezantuar trajneri i ri i kombëtares së basketbollit i cili do të jetë Antonios Doukas. Një njohje e vjetër e federatës së basketbollit, pasi trajneri grek ka drejtuar edhe më herët kuqezinjtë e koshit. Në ditën e parë të punës së trajnerit, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit Avni Ponari, tregoi se përse ka zgjedhur Antonios Doukas.

“Marrëdhenia e tij me lojtarët, njohja që kishte me to, por edhe dëshira e tij sepse Dukas për një vit ka qenë edhe trajner i Tiranës. Pra ka një njohje më të madhe se trajnerët e tjerë edhe pse kishim disa alternativa. Dukas menduam se është më afër mentalitetit shqiptar dhe njohjes së ekipeve,”-u shpreh Avni Ponari, president i FSHB-së.

Për grekun Doukas është nder të drejtojë kombëtaren shqiptare të basketbollit.

“Kur një president të telefon për të drejtuar kombëtaren nuk mund të thuash jo. Unë nuk zgjodha Shqipërinë, por federata më zgjodhi mua dhe jam shumë krenar për këtë. Do përpiqem të bëj përzgjedhjen më të mirë të lojtarëve që janë të disponueshëm për të ndërtuar një kombëtare sa më kompetitive dhe për të marrë rezultatet më të mira të mundshme,”-deklaroi Antonios Doukas, trajner i kombëtares.

Vera do jetë shumë impenjative për federatën e basketbollit edhe pse sezoni ka përfunduar. 7 përfaqësuese europiane do jenë në Durrës për organizimin e një kampionati ndërkombëtar.

“Për vitin e pestë rradhazi ne organizojmë një aktivitet ndërkombëtar që do jetë me vajzat U-18 dhe që do mbahet në Durrës nga 1-6 gusht. Do jetë një aktivitet shumë i rëndësishëm me pjesmarrjen e shumë shteteve dhe me organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare FSHB ka ditur të qëndrojë në pozicionin e duhur dhe është ndërtuar nga FIBA Europë me medalje të ndryshme,”-deklaroi Avni Ponari, president i FSHB-së.

 

Ndërkohë aktivitetet ndërkombëtare të kësaj vere vijojnë edhe me ekipet e tjera kombëtare U20/18/16 për djem dhe U18/16 për vajza.

Ne.k./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë