Rikthimi i Bashës në politikë/ Nesturi: Berisha mund të mundet vetëm nga dikush brenda PD-së ndaj të cilit nuk ka asnjë akuzë për të bërë

Rikthimi i Lulzim Bashës në politikën aktive pas më shumë se 1 vit nga dorëheqja e tij nga Partia Demokratike ka sjellë edhe debate mes demokratëve mbi atë se kush duhet të jetë figura që duhet të drejtojë demokratët.

Gjatë diskutimit në studion e “Pa Protokoll” me gazetaren Anduela Ndreu, analisti Plator Nesturi tha se kandidimi i Bashës për kreun e PD-së do të përsërisë të njëjtën situatë me kreun e Rithemelimit, Sali Berisha. Ai tha se ky i fundit mund të mposhtet në garën për kryetar të PD-së vetëm nëse përballë tij kandidon një person ndaj të cilit të mos ketë asnjë akuzë për të bërë.

“Në rast se do kemi këtë Berishë dhe këtë Bashë në pozicione thjesht llogore me njëri tjetrin asgjë nuk do ndryshojë. Në rast se do kemi skemë tjetër kur përballë Berishës të dalë një figurë tjetër ndaj të cilit ai të mos ketë çfarë t’i thotë atëherë mund të ketë një kryetar të ri”- tha Nesturi.

Nga ana tjetër edhe analisti Roland Qafoku tha se Basha nuk duhet kurrsesi të rikthehet në krye të PD-së pasi ka qenë personi i cili i ka bërë dëmin më të madh të gjithë opozitës me vendimet që ka marrë gjatë drejtimit të tij.

“Në atë formë sesi Basha e drejtoi PD-në i ka bërë dëmin më të madh edhe opozitës dhe Shqipërisë. Nëse do ishte PD në zgjedhjet e 2019-ës do kishte marrë një numër bashkish relative.  Foltorja dhe PD do ta kishte shumë më të lehtë, do merrte edhe bashki të mëdha.  Drejtoi PD-në jo me perceptim, por me Berishën. Ishte humbës serial sepse humbi disa herë. Tradhtoi protestën e çadrës sepse bëri atë koalicionin. Hoqi dorë nga mandatet në 2019-ën, nuk mori pjesë në zgjedhje”- u shpreh Qafoku.

Ndërsa për Mirela Karabinon, anëtaren e Këshillit Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha ka arritje të mëdha si politikan dhe i dha merita për periudhën e drejtimit të tij. Por shtoi se nëse do të rikthehej do të duhet të japë përgjigjie mbi pikëpyetjet e ngritura ndaj tij sa i takon rolit të Berishës në PD gjatë periudhës 2013-2021. Mes të tjerash ajo shtoi se gjatë aksioneve politike që Basha ka ndërmarrë në drejtimin e tij, ka qenë dikush që përpiqej që ato të mos përfundonin me sukses.

“Unë Bashën e kam ndjekur dhe e kam besuar. Në ato pozicione që ka pasur ka bërë një punë të mirë, si ministër dhe si kryebashkiak. E mori partinë me 1 milionë shuplaka dhe e solli në atë gjendje.  Basha meqë është rikthyer mendoj se ai duhet të japë përgjigjie për të gjitha ato pikëpyetje që janë ngritur.  Më ka bërë përshtypje qasja e tij. Nëse shikoj të gjithë aksionet e Bashës, nuk përfundonin me sukses. Pra diçka nuk më shkonte tek kjo gjë, pse gjithmonë minohej ky organizim. Basha është penguar gjithmonë që mos të dilte si një figurë e suksesshme”-tha Karabino.

Në 24 maj, ish kryedemokrati Lulzim Basha shënoi rikthimin e tij në politikën aktive me një takim me të rinjtë ku parashtroi tre propozime të cilat sipas tij janë emergjencdë kombëtare për vendin. 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet