Rikthimi i basteve sportive, Fidel Ylli: Do të jenë vetëm online për personat mbi 18 vjeç! Fituesit duhet të paguajnë si taksë 15% të fitimit

Rikthimi i basteve online në vend, do të ketë disa rregulla të rrepta për të ndaluar që të luhet edhe nga persona nën moshën 18 vjeç. Kreu i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli në një intervistë për Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, shpjegoi risitë e projektligjit që është në diskutim. Ai tha se bastet do të vihen vetëm online nëpërmjet një llogarie bankare dhe se personat të cilët vendosin të luajnë do të paguajnë 15% të shumës në rast se fitojnë.

“Po të shikosh ligjin e kompanive të basteve para se të mbylleshin, ishte bërë një ligj i stsandarteve europiane por duke qenë se jetojmë në Shqipëri në një vend ku korruptohet kushdo, ato kishin dalë jashtë kontrollit që në kohën e PD-së por edhe më pas. Nëse ligji thoshte se një pikë bastesh duhet të jetë 300 metra larg pikës tjetrës, ti i kishte ngjitur. Me ligjin e ri, lojtari do paguajë 15% të asaj që do fitojë, që deri dje nuk ka qenë”-tha Ylli.

Një tjetër detaj, është fakti se të ardhurat nga pikat e basteve që do të derdhen në buxhetin e shtetit, nuk do të shkojnë për qeverinë por për një agjenci që më pas do t’i menaxhojë për t’i investuar vetëm për sportin dhe jo të shkojnë për shpenzime të tjera të paparashikuara në buxhetin e shtetit.

“Ka një të mirë, kompanitë e basteve kanë qenë edhe më parë, në ligj thuhet që 0.4% e fitimit të kompanive të basteve, do të derdheshin në numrin e llogarisë të ministrisë për t’ja dhënë sportit. Këto vinin në buxhet dhe përdoreshin për të përbyllur problematikat e tjera të paparashikuara. Tani kjo ka një të mirë, jo vetëm që do ketë kontroll përmes celularit dhe internetit por kryeministri e tha edhe dje që ne do hapim kompanitë e basteve dhe ato para nuk do shkojnë në buxhetin e shtetit por do menaxhohen nga një agjenci në krye të së cilës do jetë një komision. Që ne të dimë se ku do investohen këto para që vijnë nga taksat që paguajnë kompanitë e basteve”shtoi Ylli.

Sipas kreut të Komitetit Olimpik, parashikohet që vitin e parë nga taksat që do të paguajnë kompanitë e basteve të arkëtohen rreth 30 milionë euro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:12
Kompanitë e basteve online, Ylli: Do jepen deri në 7 licensa për ato që kanë eksperiencë! Nuk ka monopol

 

Kreu i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli teksa foli për rikthimin e basteve sportive në vend, bëri me dije se nisma e ndërmarrë, mund të miratohet brenda muajit të ardhshëm. Sa i takon diskutimeve për monopole të kompanive që mund të marrin në dorë bastet online, Ylli tha se diçka e tillë është e pamundur pasi qeveria ka në plan të japë deri në 7 licensa.

Ai shtoi se do të ketë kritere të forta për dhënien e licensës, ku kompanive të caktuara u duhet të provojnë eksperiencën e tyre të mëparshme në këtë fushë.

“Nuk ka monopol apo oligopol, do ketë kritere të forta, Ti që merresh me këtë punë, ke një hsitorik të ngjashëm, ke eskperiencë, apo di si përdoret serveri. Do ketë rregulla të rrepta dhe të forta. Nuk do jetë monopol i asnjë firme apo i qeverisë, por do ketë rreth 5, 6 apo 7 licenca”-tha Ylli.

Ai shtoi se do të ketë një limit mujor të shumës që secili person mbi 18 vjeç mund ta vendosë si bast, duke mos i tejkaluar të ardhurat mujore që ka.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 30/03/2023 12:32

    Fideli po i kthen licencat e skedinave si licenca taksish duke e ulur basin nga 100 lek dikur ne 50 lek kur te hapen duke ulur ndjeshem investimet per sportin me rregulla absurde

    Përgjigju
  • rfd: 30/03/2023 11:40

    Ja dhe premtimi per Fund te Marrezise se Fundit te Marrezise.

    Përgjigju
  • Maks: 30/03/2023 10:14

    Prandaj luftoi fideli ne fillim qe te mbyllen bastet Dhe tani i rregulloi letrat ti marr vete bastet me koncesion

    Përgjigju
  • Drakula: 29/03/2023 22:24

    Le te lujë Fidel Ylli me lekët e veta.

    Përgjigju
  • Dori: 29/03/2023 22:22

    Fidelo,po kur lojtari gjate nje muaji ka lene nje shume te konsiderueshme lekesh me bastet,dhe nga fundi i muajit ai fiton nje shume me te vogel se ajo qe ka lene gjate muajit ,si mund ta tatosh me 15%.pra pse duhet te paguaj tatim lojtari kur ne te pergjithshmen eshte humbes.

    Përgjigju
  • Medi: 29/03/2023 21:17

    Risia me e "bukur" eshte ajo e reformimit te sistemit te basteve dhe kuader i ri ligjor per te marre me "koncension" kete biznes per pensionim te rehatshem te antareve te organizates mafioza Rama. Ku Fideli, si bashkepuntor i ngushte qysh kur menaxhonte sistemin nentoke te lejeve te ndertimit per llogari te Rames, eshte me adapti per kete pune. Tashme qe edhe ai merhumi i basteve qe sdihet ne eshte gjalle a jo eshte zhduk nga qarkullimi, ka ardh koha me zhvat ca leke me shume.

    Përgjigju
  • Bastexhiu: 29/03/2023 20:00

    Sot merren komisionet ne te zezë 4-8, dhe 25% e mbetjes, keta horrat duan ta kalojne gjasme te ligjshme per te ulur komisionet e pikave sot hahaha

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/03/2023 18:54

    7 licenca për një person, gjysma e tyre që do marrin licenca jan serb fashist nga Serbia me passaporta të arta të dhëna nga Edvin Shkjau Shqipfolës!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Riorganizimi i PD, kur duhet të mbahen zgjedhjet per kryetarin e ri?



×

Lajmi i fundit

Deklaratat e Ramës për tensionet në veri të Kosovës, Gashi: Duhet të tregohej më i përmbajtur, na dhemb kur injoron Kurtin dhe Osmanin

Deklaratat e Ramës për tensionet në veri të Kosovës, Gashi: Duhet të tregohej më i përmbajtur, na dhemb kur injoron Kurtin dhe Osmanin