Rikthimi i Berishës në PD në duart e Flutura Açkës, drejton ‘gjykatën e partisë’ që shqyrton vendimet e Bashës për përjashtimin e anëtarëve 

Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Flutura Açka

Krahas aksionit për rrëzimin e Lulzim Bashës, Sali Berisha kërkon përmes kryesisë së FRPD-së, zhvillimin e një referendumi në parti, me qëllim për rrëzimin e vendimit individual të Bashës, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat dhe rrjedhimisht nga partia. Por, statuti i Partisë Demokratike në fuqi nuk e njeh procesin e referendumit në parti. 

Statut i PD-së parashikon dhe dikton ndjekjen e një tjetër rruge, për të rrëzuar një vendim për përjashtimin e një anëtari nga partia, në rastin konkret të Sali Berishës. Është Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës organi përgjegjës në PD, i cili mund të rikthejë Berishën në PD dhe grupin parlamentar, duke rrëzuar vendimin e përjashtimit, ndonëse deri më sot nuk ka një vendim të firmosur nga Basha, por vetëm një komunikim verbal të tij, ku deklaroi distancimin nga Berisha.  

Neni 54 i statutit të PD parashikon që Komisioni i Apelimit shqyrton ankesat nga anëtarët të PD kundër masave disiplinore të marra ndaj tyre. Pra, ky Komision i veçantë, që funksionon si gjykata e partisë, mund të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit të Bashës për përjashtimit e Berishës, por vetëm nëse Berisha e kërkon dokumentin e përjashtimit dhe e bën ankim në Komision. Gjithashtu, vendimi i përjashtimit duhet të shqyrtohet fillimisht nga Kryesia e PD-së. 

Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës në PD kryesohet nga deputetja, Flutura Açka, e zgjedhur në këtë funksion disa javë më parë nga Këshilli Kombëtar i PD-së. Zonja Açka është propozuar nga Lulzim Basha në këtë funksion. Ky funksion më parë është drejtuar nga Arben Ristani.

Komisioni i Apelimit në PD përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët duhet të zgjidhen nga Këshilli Kombëtar. Por, prej vitesh, Këshilli ka zgjedhur vetëm kryetarin e këtij Komisioni, i cili deri më sot ka mbetur vetëm një organ në letër. Nëse Berisha vendos të ndjekës rrugën e apelimit, siç edhe e parashikon statuti, Flutura Açka duhet të marrë në shqyrtim ankesën dhe të zhvillojë një proces, të ngjashëm me një shqyrtim gjyqësor. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani Ngota: 17/09/2021 00:40

    Kurre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Rusia dhe Kina kundërshtojnë Samitin e Demokracisë si pengesë të modernizmit:Produkt i mentalitetit të Luftës së Ftohtë