Rikthimi i 'gardës së vjetër' në PD/ Spaho: Jo zëdhënësve të Ramës (VIDEO)

TIRANË- Jo të gjithë në Partinë Demokratike janë gati të t’i urojnë mirëseardhjen të ashtuquajturës "Gardë e Vjetër"!  Për nënkryetarin Edmond Spaho, selia blu mirëpret të larguarit, të cilët duan të vijojnë kontributin për të rrëzuar qeverinë aktuale, por Spaho, i mbyll derën kritikëve që i konsideron zëdhënës të Edi Ramës.

 “Dua të bëj edhe dallimin për ata që janë shprehur kundër veprimeve politike të PD, madje në momente të caktuara kur ka qenë e nevojshme për Edi Ramën, kanë bërë edhe zëdhënësin e tij, kjo nuk është pjesa që presim të vijnë dhe të japin kontributin në Partinë Demokratike, aq më tepër që një pjesë kanë krijuar edhe partitë e tyre", tha Spaho.

Teksa sqaron për Report Tv, planin ekonomik të Partisë Demokratike, Edmond Spaho bën përgjegjës kryeministrin Rama për klimën e tensionuar politike, faktor që ndikoi në rënien ekonomike sipas tij.

 “Opozita nuk mund të qëndrojë fasadë, të bëjë sehir ndërsa  manipulohet rezultati zgjedhor. Nga zgjedhjet varet qëndrueshmëria e të gjithë komponentëve të shoqërisë, për rrjedhojë vëmendja jonë dhe fokusi i betejës është ti sigurojmë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vetëdijshëm që përballë kemi kundërshtar agresiv, por ai nuk e pengon dot rotacionin politik, i cili do ti hapë rrugën planit ekonomik në të mirë të vendit”, tha Spaho për Report TV.

Në fokus të programit ekonomik të Partisë Demokratike, do të jetë veçanërisht lëvizja për të rifutur në sistemin fiskal taksën e sheshtë prej 9%.

 “Ne mendojmë që programi ynë ekonomik i jep zgjidhje problemeve,  veçanërisht lëvizja për të rifutur në sistemin fiskal  taksa e sheshtë prej 9% nëpërmjet së cilës mendojmë të rrisim investimet, vecanërisht të huajat, do nxitet punësimi, sistemi fiskal do të gjenerojë më shumë të ardhura dhe do të reduktohet informaliteti. Do të ketë gjithashtu komponentë të tjerë që do të kenë të bëjnë me thjeshtëzimin e sistemit fiskal, të reduktojmë numrin e taksave për të ulur barrën fiskale për bizneset", vijoi ai.

Sipas Edmond Spahos, Programi ekonomik i  PD është produkt i një ekspertize në bashkëpunim me CDU/CSU.

VIDEO/Intervista e plotë

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 01/07/2020 17:17

    N.q.se Pd-ja vazhdon me tipa si Edmond Spaho,qe jane ne gjume,nuk e kuptoj se si do pretendoje per fitore.Skandaloze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë