Rikthimi i 'Prefektit'/ Mbesa e Qazim Mulletit: Të risillet para publikut figura e vërtetë historike! Ka qenë intelektual dhe jo personazh grotesk siç paraqitet

"Qazim Mulleti i vërtetë ka qenë intelektual dhe jo figurë groteske siç paraqitet te vepra 'Prefekti'", kështu deklaroi në Report Tv mbesa e ish-prefektit dhe ish-kryebashkiakut të Tiranës, teksa rileximi i veprës së Besim Levonjës në skenë e Teatrit Kombëtar ka ngjallur jo pak debat.

Me një lidhje me Skype për Report Tv, mbesa e Qazim Mulletit, Besforta Mulleti tha se vepra denigron figurën e tij, duke kërkuar një rishkrim të veprës teksa theksoi se ata janë gati të kontribuojnë me informacione. Sipas saj, Qzim Mulleti ka qenë një njeri mjaft i arsimuar për kohën e që fliste disa gjuhë të huaja, duke shtuar se ata po shohin edhe kuadrin ligjor për të penguar shfaqjen e kësaj vepre.

"Për ne kulmi ishte fakti që pati një përpjekje për ta risjellë. Ata mundohen të kapen me fjalët ishte risjlellje, rilexim, por sa kohë që ajo vepër nuk ka devijim nga skripti i atëhershëm, mua dhe familjes time na lë të njëjtën shije të keqe. Kishte 30 vite që nuk shfaqej. Ne po shikonim mundësinë edhe si të shikojmë kuadrin ligjor e të përpiqemi ta ndalojmë shfaqjen e saj. Ne kërkojmë të rishkruhet, rishikohet siç ka qenë në të vërtetë, është figurë që ka kontribuar për këtë vend. Mbase vërtetë aktorët kanë patur një qëllim të mirë dhe nuk dua të debatoj mbi këtë, por të risjellësh një vepër që ka konotacion negativ për figurën e Qazim Mulletit, që e denigron, e ta shfaqesh në Ditën e Pavarësisë, është e tepër. Nëse duan ta risjellin Qazim Mulletin e vërtetë, të vijnë të diskutojnë me familjen tonë, ne mund të japim të dhëna, por z.Çuli dhe z.Derhemi vazhdojnë t'i qëndrojnë të tyres. Qazim Mulleti ka qenë një patriot i vërtetë, shumë i shkolluar për atë kohë, ka studiuar në Greqi, Stamboll, fliste disa gjuhë të huaja dhe nuk besoj se një person i tillë mund të jetë kaq grotesk sa paraqitet", tha ajo.

Ajo denoncoi edhe faktin se vepra përdor emra të vërtetë, duke thënë se një gjë e tillë nuk ndodh në asnjë vend të botës, të tallësh një personazh duke i përdorur emrin e tij e të familjarëve. Veprën ajo e konsideroi edhe diskriminuese, pasi tha se tall edhe dialektin e Tironës.

"Kjo është një komedi që përdor emra real, nuk ka ndodh asnjëherë në historinë e artit botëror. Të përtallësh një personazh duke përdorur emrin e tij të vërtetë dhe familjarëve të tij. Në komedi përtallet edhe dialekti i Tironës, kjo sjellë përçarje dhe gjërat duhen parë edhe për mesazhin që përçojnë në aktualitetin e sotëm. Nuk kemi ndërmend të hedhim në gjyq Teatrin Kombëtar, do i drejtohemi organit të diskriminimit dhe më pas do konsultojmë kuadrin ligjor. Unë jam për rishikimin e veprave, për ndalimin e atyre që ofendojnë figura të rëndësishme", u shpreh mbesa e Qzim Mulletit.

Kujtojmë se leximi në Teatrin Kombëtar të veprës “Prefekti” të Besim Levonjës, i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit, ngjalli një sërë kritikash. Sipas kritikëve në vepër ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit, ish-kryebashkiak dhe ish-prefekt i Tiranës në vitet e pushtimit nazi-fashist. Ishte shoqata “Tirona Intellectum” që reagoi ashpër për rikthimin e kësaj vepre. Sipas tyre, duket se Teatri me këtë vepër po rivlerëson tezat e qasjet që kishte Teatri gjatë regjimit komunist, luftën e klasave dhe stigmatizimin e banorëve të Tiranës që jo vetëm u dënuan dhe iu morën pronat për t’ia dhënë elitës së re komuniste, por edhe u portretizuan dhe u përjetësuan në vepra arti. Aktori që e risolli veprën është Arben Derhemi dhe sipas shoqatës fakti që ky aktor është nga Tirana e bën edhe më të turpshme ngjarjen.

Nga ana e tij, aktori Arben Derhemi, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Shoqatës Tirana për të hequr zyrtarisht nga transmetimi komedinë “Prefekti”, duke thënë se nuk e kuptonte se “ku janë prekur tironcat e vërtetë”

 

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/12/2021 03:23

    Znj.Mulleti,nuk diskutohet qe Qazim Mulleti ishte intelektual dhe dinte gjuhe te huaja,por ama,ndryshe nga Enveri qe vuri ne poste te rendesishme karrociere,teneqexhij,fshatare e punetore te thjeshte,ne fillim dhe pa shkolle,pushtuesi zgjodhi intelektuale e te arsimuar si Q.Mulleti me shoke ne postet me te rendesishme dhe i pagoi me rroga e i shperbleu per <<patriotizmin>> e tyre dhe me ate rroge hengren buken e turpit dhe e pranuan e si'thane asnjehere -JO.Dhe kur erdhi fundi, ai ia mbathi,sepse si i thone fjales /mund te genjesh te tjeret,por jo veten/,per cfare ke bere,ia mbathi si frikacak, duke e lene familjen mbrapa ne meshire te fatit dhe komunisteve(nuk e mori mundimin as t'i merrte me vete).Por jam dakord me ju, qe eshte e veshtire te shohesh e te durosh te te tallin njeriun e afert,por nuk duhet te harrosh qe kjo eshte komedi,ne komedi cdo gje eshte e ekzagjeruar dhe vecanerisht nje person historik eshte gjithemone shenjester e preferuar, vecanerisht kur i ben vetes vend per komedi.Dua t'ju permend 4 raste:Trump,qe virej vazhdimisht ne loje nga SNL,Berisha dhe Rama ne programet humoristike shqiptare dhe Rudi Xhuliani,qe nga /majori i Amerikes/,nga njeri qe vuri nen kontrroll krimin e mafien ne NY,sic u cilesua vite me pare,tani qe u lidh koke e kembe me Trump,eshte diskretituar komplet dhe eshte kthyer ne subjekt talljeje nga cdo komedian e program komedie ne U.S.Sa per rishikimin e ndalimin e veprave qe ofendojne figurat rendesishme,as qe mos e mendo,jo vetem shkelet e drejta e shprehjes dhe e fjales;jo vetem kthehet censura si ne kohen e Diktatorit,por per cilat figura te rendesishme flet- per bashkepuntoret e pushtuesve??!!

    Përgjigju
  • A. N.: 02/12/2021 21:42

    Vetem nga emri Qazim dhe nga mbiemri Mulleti kuptohet mjaft mire se me cfare kalibri kemi te bejme. :)

    Përgjigju
  • MONI: 02/12/2021 17:47

    Po ku marrin veshe keto katunare ooooo zonjushe e nderuar keto aq klase dhe aq gjuhe sa dinte Qazim Mulleti te dine....keto jane analfabete si artiste e si aktore e muzikante.....dhe kur teatri bie ne dore te ktyre monstrave athere ca pret......jane bere si politikanet dhe keto.thjesht lossers

    Përgjigju
  • gomari: 02/12/2021 14:17

    Pse ma shoni QOZIMIN se e kom pas shok. Ne boten e qyteteruar pergojohen e behet humor me burra shtetesh ndersa keta ankohen per nje idjot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin