Rindërtimi, Ahmetaj poston videon nga Abu Dhabi, firmos projektin 75 mln $ për Durrësin dhe Spitallën

ABU DHABI- Ministri i Shtetit pëe Rindërtimin Arben Ahmetaj, i cili ka shkuar bashkë me kryeministrin Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, momentin kur firmos për ndihmën për rindërtimin e 2000 banesave në Durrës dhe Spitallë.

“RINDËRTOJMË BASHKË- 2000 banesa të reja, më të forta, më të sigurta, më të bukura do të ndërtohen nga e para për të rilindur Spitallën dhe Durrësin. Sot 1 vit nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk mund të ndaja me ju një lajm më të mirë se nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin e Abu Dhabit për Zhvillim, finalizimi i një procesi intensiv diskutimesh, studimi, planifikimi e projektimi me miqtë e partnerët tanë emiratas, një projekt fantastik me vlerë 75 milionë dollarë që angazhon jo vetëm njohuritë dhe eksperiencën e vyer inxhinierike, por edhe një koncept modern të jetës në komunitet, në qendrat e reja urbane, ekonomike e sociale që do të kthehen në modelin e ardhshëm të rilindjes urbane në të gjithë vendin”, shkruan ministri Arben Ahmetaj.

 

 


Lajmi kryesor:

Firmosen marrëveshjet/ Rama nga Abu Dabi: 2000 shtëpi do të ndërtohen në Durrës nga EBA, transformim rrënjësor i Portit të Durrësit (VIDEO)


er.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë, 55 të burgosur lënë sot burgun e Drenovës, 73 të tjerë përfitojnë ulje dënimi

Korçë, 55 të burgosur lënë sot burgun e Drenovës, 73 të tjerë përfitojnë ulje dënimi